×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani nga Samiti i Paqes: Kosovës iu kujtua vuajtja e tmerrshme që sjell lu*fta, por Ukraina do të ia dal

    FrontOnline
    16 Qershor 2024

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër ku morën pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve.

    Në ditët më të vështira për popullin tonë, shtetet demokratike na erdhën në ndihmë duke dërguar sinjal të qartë se nuk do të lejojnë shtypjen e shfarosjen e një populli që luftonte për lirinë e vet.

    25 vite pas Kosova është pjesë e aleancave që po mbrojnë vlerat e lirisë.

    “Përgjatë historisë, lavdia e njerëzimit është përcaktuar nga trimat dhe ata që përballë mundësive dërrmuese nuk u dorëzuan kurrë, por është veçanërisht formë nga ata që me bindje të palëkundur besuan në fuqinë e paqes dhe forcën e qëndrueshme të pjesës sonë të njerëzimit” tha Osmani.

    Osmani u shpreh se agresioni rus kundër Ukrainës i ka kujtuar të gjithëve “në vendin tim dy gjëra, së pari, vuajtjet e tmerrshme dhe të paimagjinueshme që tingëllon lufta dhe e dyta tani është radha jonë të kthehemi.”

    Teksa shton se duhet ndaluar kërcënimi i qetësisë së një kombi.

    “Që nga 22 shkurti bota ishte dëshmitare dhe agresioni që kërcënon jo vetëm qetësinë e një kombi, por edhe vetë shpirtin e Evropës, por edhe Ukrainën do të mbizotërojë, sepse nuk ka asgjë dhe askush nuk mund të qëndrojë në rrugën e njerëzve që duan të jenë të lirë.”

    Osmani përmendi edhe luftën e vitit 1999-të, duke bashkëndjerë dhimbjen e vuajtjen që po përjeton Ukraina, ashtu si Kosova 25 vjet më parë.

    Poashtu Osmani falënderoi liderët e vendeve që nuk mbyllën sytë, por ndihmuan shtetin e Kosovës.

    “25 vjet më parë unë isha një fëmijë i luftës i dëbuar nga shtëpia e saj duke u fshehur nga granatimet e agresorit në male duke mbajtur një radio të vogël në duar duke dëgjuar së bashku me shumë fëmijë të tjerë më vonë u bëra refugjat, por ju erdhët në shpëtimin tonë, vendet tuaja nuk mbyllën sytë para vuajtjeve tona, ju erdhët në shpëtimin tonë dhe më dhatë një shans të kthehem tani pas 25 vjetësh dhe faleminderit që u bëtë shpëtimtarët tanë, shpresoj t’u jepni të njëjtin shans fëmijëve të Ukrainës faleminderit,” përfundoi Osmani.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Prania e fuqishme e grave në politikë është një përgjigje e mirë ndaj korrupsionit dhe një zgjidhje për të siguruar alternativa të...
    Lajme21 Shtator 2024
    Gjykata e Apelit ende nuk ka një vendim për rastin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerët që ishin liruar nga akuza...
    Lajme21 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka shkruar në lidhje me intervistimin e Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në këtë parti. Bajqinovci ka...
    Të tjera
    Sport21 Shtator 2024
    Klubi francez, Paris Saint-Germain thuhet se po refuzon të pagujë një bonus besnikërie te ish-ylli i tyre, Kylian Mbappe, i cili kaloi...
    Lajme21 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se Prokuroria pritet t’i thërrasë të gjithë dëshmitarët e...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri...
    Lajme21 Shtator 2024
    Tre policë janë sulmuar fizikisht ditën e premte në Suharekë. Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin ka arrestuar dy...
    Lajme21 Shtator 2024
    Shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se kjo parti politike ka përcaktuar deri tani 80 për...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar kolonel Ahmet Krasniqin, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Abdixhiku është shprehur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.