×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-sekretari i NATO-s: Merakosem për Kosovën, Rusia dëshiron të zgjerojë ndikimin

    FrontOnline
    16 Qershor 2024

    Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robertson thotë se aktualisht sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballet bota është mposhtja e presidentit rus, Vladimir Putin.

    Për The Geopost, Robertson thekson se fitorja e Ukrainës është jetike për ndaljen e ndikimit rus në Ballkan dhe më gjerë. Në të kundërtën, shton ai, Rusia do të shkojë edhe “më larg”.

    Derisa thotë se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, në të gjithë botën e në veçanti në Ballkanin Perëndimor, ai shprehet optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht Kosovën, për të cilën shton se edhe merakoset.

    Intervista e plotë:

    25 vite pasi ishit Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, cilat janë sfidat me të cilat përballet NATO sot?

    Lord Robertson: Në samitin e Uashingtonit, në krye të axhendës do të jetë Ukraina. Duhet ta mposhtim Vladimir Putinin. Ukraina duhet të mbijetojë dhe të fitojë në këtë konflikt dhe asgjë nuk ka më shumë rëndësi se kaq.

    Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë botën dhe veçanërisht botën perëndimore që Ukraina të mbijetojë si një vend dhe t’i rezistojë dhe zmbrapsë ata që e kanë pushtuar atë në mënyrë të paligjshme dhe pa provokime fare.

     Ju thatë (në konferencë) se sfida më e madhe është ndikimi rus në Ballkan, si e shihni problemin e ndikimit rus, veçanërisht në Serbi?

    Lord Robertson: Nuk ka dyshim se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në fakt në të gjithë botën dhe veçanërisht në Evropën Perëndimore. Por Ballkani Perëndimor është pjesë e territorit që ata (ruset) do të donin të dominonin. Prandaj, ata janë të përfshirë në përçarje, në sabotim ekonomik, ata janë të përfshirë në sulme kibernetike, sepse kjo është mënyra në të cilën ata veprojnë, dhe ata, nëse fitojnë në Ukrainë, do të bëjnë shumë më tepër në të ardhmen. Pra, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këtë rajon për atë që Rusia do të bëjë përfundimisht, veçanërisht nëse fitojnë në Ukrainë.

    NATO i dha Kosovës lirinë e saj, sot, 25 vjet më pas, si e shihni Kosovën dhe të ardhmen e saj?

    Lord Robertson: Ne i dhamë Kosovës lirinë e saj. E çliruam nga dhuna që po bëhej ndaj saj, por nuk i dhamë asaj të ardhmen e vet, e ardhmja e saj është në duart e njerëzve si ju, të popullatës së Kosovës në tërësi, dhe ata duhet të sigurohen që të ndërtojnë mbi këtë.

    Ju e dini se fëmijët që ishin të vegjël në kohën e çlirimit 25 vjet më parë, tani do të jenë vetë prindër dhe gjyshër dhe prandaj ne dhe ju duhet të shohim shumë se çfarë duhet bërë për të krijuar një komunitet të begatë ku ka një unitet midis të gjitha vendeve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. E dini, Madeleine Albright u pyet një herë nëse ishte pesimiste apo optimiste dhe ajo u përgjigj, unë jam një optimiste që merakoset. Kështu që unë jam optimist për Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për Kosovën, por merakosem gjithashtu./The Geopost/

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme28 Qershor 2024
    Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe një prej figurave kryesore të PDK-së, Sami Lushaku, në një intervistë në T7  ka zbuluar se...
    Lajme28 Qershor 2024
    Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën...
    Lajme28 Qershor 2024
    Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-anëtari i LVV, Shpend Ahmeti, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është duke bërë kalkulime zgjedhore dhe të...
    Të tjera
    Lajme28 Qershor 2024
    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave njofton se është zgjatur afati për aplikim për subvencione për vitin 2024. Nga ministria...
    Sport28 Qershor 2024
    Situata te kombëtarja franceze nuk është aspak e qetë para ndeshjeve të 1-8-ave në Euro 2024. Siç raportohet nga e përditshmja “L’Equipe”,...
    Lajme28 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar kadetët e rinj të gjeneratës 2024, të Qendrës për Studime Universitare të Akademisë të Mbrojtjes...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se nuk ka parë arsye që në Serbi të ketë festival sikurse “Mirëdita, dobar dan”, duke...
    Vip28 Qershor 2024
    Romanca e Loredanës me futbollistin Karim Adeyemi është tejet e komentuar. Dyshja po shijojnë lidhjen e tyre për më shumë se një...
    Lajme28 Qershor 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka dhënë detaje për mbarëvajtjen e pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë i cili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.