×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamiti: Tash e gati një vit me sanksione nga miqtë, këtë arritje Qeveria nuk e shënon, pasojat i vuajnë qytetarët

    FrontOnline
    26 Maj 2024

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka kujtuar se para një viti Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i kishte dënuar veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës në veri.

    Duke cituar fjalët e Blinken për paralajmërimin për “pasoja në marrëdhëniet bilaterale”, ai ka kujtuar gjithashtu se si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kishte quajtur ato “naive” e se si kryediplomatja Donika Gërvalla e kishte quajtur BE-në “tigër prej letre”.

    “KOSOVA NËN SANKSIONE NDËRKOMBËTARE TASH E NJË VIT Blinken: “Këto veprime do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona bilaterale me Kosovën” Si sot një vit, më 26 maj 2023, Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken pati dënuar vendimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës në veri. Më tej Blinkeni pati tërhequr vërejtjen se “këto veprime (…) do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona bilaterale me Kosovën”. Katër ditë më vonë, më 30 maj 2023, duke folur përr gazetën britanike “The Guardian”, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i pati quajtur deklaratat e Blinkenit “naive”. Bashkëpunëtorja e tij, Donika Gërvalla-Schwarz e pati quajtur BE-në “tigër prej letre” në atë kohë. Po më 30 maj 2023, Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, njoftoi se Kosova, më saktë FSK-ja, ishte përjashtuar nga stërvitja ushtarake e NATO-s “Defender ‘23”, si masë sanksionimi mbas zhvillimeve në veri të Kosovës”, shkroi Hamiti në një postim në Facebook.

    Ai kujtoi gjithashtu se si disa ditë më vonë BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

    “Dy javë më vonë, më 14 qershor 2023, të 27 vendet anëtare të BE-së vendosën unanimisht masa ndëshkuese ndaj Kosovës që përfshinin, simbas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, “pezullim të vizitave të nivelit të lartë…si dhe të bashkëpunimit tonë financiar me Kosovën”. Janë bllokuar projekte/programe të BE-së për Kosovën në vlerë prej qindra milionë euro deri tani”, shkroi Hamiti.

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së thotë se “Republika e Kosovës është në nivelet më të ulta në raportet me SHBA-të gjatë këtij viti”.

    “Po ashtu, tash e gati një vit me sanksione ndërkombëtare të miqve dhe aleatëve të vet. Këtë arritje Qeveria e Vetvëndosjes nuk i shënon. Pasojat e tyre i vuajnë qytetarët e Kosovës, pa dallim, si ata që e kanë votuar Qeverinë e Shpresës që po del të jetë Qeveri e Zhgënjimit, ashtu edhe ata që nuk e kanë votuar”, shkroi ai.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme26 Qershor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se ka refuzuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në...
    Lajme26 Qershor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq nuk është optimist për arritjen e një marrëveshjeje në takimin e...
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë sot ka deklaruar se Petar Petkoviqit i është ndaluar hyrja për në Kosovë nga institucionet...
    Të tjera
    Lajme26 Qershor 2024
    Profesori në universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, sot në një tryezë diskutimi të organizuar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, tha...
    Lajme26 Qershor 2024
    Aleatët e NATO-s e kanë emëruar të mërkurën kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si shefin e ardhshëm të NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake....
    Lajme26 Qershor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Brukselit për takimet e sotme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Gazeta Express. Përfaqësuesi i Lartë,...
    Lajme26 Qershor 2024
    Gjykata Kushtetuese, ka marr vendim lidhur me kërkesën e deputetëve të Grupit Parlamentar të AAK-së, për pagën minimale e ku përfshihen edhe...
    Lajme26 Qershor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ashtu që...
    Lajme26 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Mark Rutten për emërimin e tij në krye të NATO-s. Osmani e ka cilësuar Rutten...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.