×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Sofje vazhdon mbledhja e AP-së të NATO-s, Kosova nesër në agjendë

    FrontOnline
    26 Maj 2024

    Në Sofje të Bullgarisë edhe sot, për të dytën ditë më radhë, vazhdon mbledhja e Asamblesë Parlamentare e NATO-s, ku në agjendë është edhe Kosova. Të hënën në rend të ditës pritet të jetë edhe avancimi i statusit të Kuvendit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.

    Zyrtarisht Asambleja e Përgjithshme të NATO-s ka nisur punimet të shtunën me tri komisione.

    Në Komisionin për Mbrojtje e Siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-së është diskutuar edhe rreth situatës së përgjithshme në Kosovë, e në veçanti lidhur me sulmin terrorist të grupeve paramilitare të udhëhequra nga Millan Radoiçiq.

    Në raportin e gjerë të paraqitur nga ish-sekretari britanik i mbrojtjes, Lordi Mark Lancaster, i cili është raportues për Ballkanin Perëndimor është përfshirë edhe raportimi i organizatës joqeveritare “International Crisis Group”, në të cilën theksohet se KFOR-i e negociojë tërheqjen e grupit paramilitarë serbë.

    Ligjvënësit e asamblesë parlamentare të NATO-s u kërkuan aleatëve të NATO-s që të rrisin bashkëpunimin me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Paqësorit për të kundërshtuar përpjekjet e fuqive autoritare për të zgjeruar ndikimin e tyre dhe për të sfiduar rendin ndërkombëtar.

    Në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila mbahet për tre ditë radhazi, 25,26,27, në Sofje të Bullgarisë, në agjendë do të jetë edhe Kosova, ku në rend të ditës është edhe avancimi i statusit të Kuvendit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar, raporton RTKlive.

    Kosova pret që të marrë përkrahje në avancimin e statusit të Kuvendit të Kosovës, nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate.

    Vendi ynë përfaqësohet nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Halit. Ata do të jenë prezentë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Sofje.

    Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

    Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asociuara, 4 vende të asociuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme26 Qershor 2024
    Profesori në universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, sot në një tryezë diskutimi të organizuar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, tha...
    Lajme26 Qershor 2024
    Aleatët e NATO-s e kanë emëruar të mërkurën kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si shefin e ardhshëm të NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake....
    Lajme26 Qershor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Brukselit për takimet e sotme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Gazeta Express. Përfaqësuesi i Lartë,...
    Të tjera
    Sport26 Qershor 2024
    Franca, nënkampionia e botës, favoritja e madhe për të fituar evropianin në Gjermani, e mbylli fazën e grupeve si e dyta, pas...
    Lajme26 Qershor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë rrëzuar kërkesën e dëshmitarit Kurtesh Fondaj, që t’i caktohet një avokat mbështetës në...
    Vip26 Qershor 2024
    Këngëtarja e njohur, Teuta Selimi e ka gati projektin e saj të ri muzikor. Ajo përmes Instagramit ka bërë të ditur se...
    Vip26 Qershor 2024
    Luiz Ejlli, DJ Gimi-O  dhe Ermal Fejzullahu kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. “Mos luj”, titullohet kënga së cilës i është realizuar edhe...
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Kryeministri i Holandës, Mark Rutte është deklaruar pas emërimit të tij në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në një reagim...
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka lavdëruar pasardhësin e tij në krye të Aleancës, Mark Rutte. “Marku është një transatlanticist...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.