×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 200 vullnetarë dhurojnë gjak në Strellc për nder të dëshmorëve

    FrontOnline
    25 Maj 2024

    Ata që ranë për çlirim, tani përkujtohen në mënyra të ndryshme. Një prej tyre është edhe dhurimi i gjakut, siç veprohet tash e katër vjet në Strellc të Deçanit.

    Me moton “Strellci dhuron gjak”, mbi 200 vullnetarë nga ky fshat, me këtë aktivitet, nderuan të veprën dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit.

    “25 maji shënon fillimin e luftës frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe, ku me atë datë ra dëshmori i parë në fshatin tonë, Ismet Ukaj, i cili tani e gëzon epitetin e heroit të kombit. Për hir të kësaj date kemi bërë dhurimin e gjakut vullnetar, tash e katër vite. Ky aktivitet tashmë është shndërruar në aktivitet tradicional dhe numri i qytetarëve nga viti në vit po rritet”, tha Vatan Istrefaj per rtk, dhurues dhe organizator.

    “Strellci masovikisht i përgjigjet dhurimit të gjakut. Është ndjenjë shumë e mirë. Ata para neve kanë dhënë gjakun dhe jetën për liri. Për me dhanë gjak është gjëja më e vogël dhe çdo herë jemi të gatshëm”, tha dhuruesi tjetër, Naim Povataj.

    Edhe Bleron Avdimetaj dhurues i gjakut, ka thënë se është ndjenjë e mirë dhurimi i gjakut dhe sadopak një kontribut i vogël për komunitetin.

    Është ky viti i katërt që të rinjtë e këtij lokaliteti dhurojnë gjak. Ata thonë se ky aksion do të vazhdojë edhe në vitet që vijnë.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Gusht 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nezir Kraki, ka reaguar lidhur me vrasjen e trefishtë që ka ndodhur sot në Gjilan. Sipas Krakit,...
    Lajme10 Gusht 2025
    Isuf Sadiku, prokurori që po heton rastin e vrasjes së tre personave në Gjilan, në një konferencë për media deklaroi se është...
    Lajme10 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka bërë kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar për kapjen e tre të dyshuarve për vrasjen e trefishtë në Gjilan. Drejtori...
    Të tjera
    Lajme10 Gusht 2025
    “Është ende herët të dilet me qëndrim për motivet”. Kështu tha Prokurori i rastit në Gjilan në një konferencë për media pas...
    Lajme10 Gusht 2025
    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar për vrasjen e tre qytetarëve në komunën që ai udhëheqë. Në një postim në profilin...
    Lajme10 Gusht 2025
    Drejtori rajonal i policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në konferencë për media ka bërë të ditur se për vrasjen e trefishtë që...
    Lajme10 Gusht 2025
    Sot Gjilani është tronditur nga një vrasje e trefishtë që ka ndodhur në një prej kafiterive të qytetit. I dyshuari për vrasjet...
    Lajme10 Gusht 2025
    Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në lagjen “Ibrahimi” në Kçiq të Mitrovicës, duke përfshirë tre shtëpi banimi. Zjarri është raportuar...
    Bota/Rajoni10 Gusht 2025
    Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth 15 orë në territorin e Austrisë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.