×
  • Lajme
  • Lajme

    Letra e PDK-së vlerësohet si test i gatishmërisë së partive për zgjedhjet

    FrontOnline
    25 Maj 2024

    Letra drejtuar liderëve të partive parlamentare nga ana e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi po vlerësohet si test i gatishmërisë së partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

    Pas një ftese nga kryeministri Albin Kurti, iniciativën për të ngulur këmbë përsëri në zgjedhjet e parakohshme ka vendosur ta marrë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

    Ky i fundit, iu drejtua me një letër partive opozitare dhe asaj në pushtet duke u kërkuar që deri të mërkurën e ardhshme të dakordohen për shpërndarjen e Kuvendit.

    E kjo iniciativë, sipas analistëve u ka hapur rrugën partive opozitare për të treguar gatishmërinë e tyre.

    “Është rrugë e mirë, korrekte për të ardhur tek zgjedhjet e parakohshme. Pra, në njëfarë mënyre do të testojë edhe opozitën se sa do jenë gati për zgjedhje. Ndërkaq, egon për ta shkarkuar qeverinë që e kanë disa parti opozitare, konsideroj që janë pavend. Nëse janë zgjedhjet e parakohshme kauza, atëherë duhet të gjendet alternative më e drejtë dhe më e mirë e mundshme”, tha Visar Xani, analist.

    Por ky veprim i Krasniqit, sipas analistit Arbnor Sadiku, është më së shumti në interes të subjektit të tij.

    “Me shkuarjen në zgjedhje, ata pretendojnë që hyjnë në një koalicion me LVV-në dhe pastaj të shpallin zgjedhje të brendshme në PDK, ashtu që të zgjedhin krizën e lidershipit të PDK-së, ta menaxhojnë. Letra e tillë shpërfaq gjendjen në të cilën është PDK, e cila në një kohë ka qenë në pushtet dhe tani është në krizë të brendshme politike”, tha Arbnor Sadiku, analist.

    Letrës së Kryetarit Krasniqi deri tani i është përgjigjur vetëm LDK, por jo pozitivisht. Nga ky subjekt kanë deklaruar se përgjigjja tanimë i është dhënë kryeministrit Kurti, që nuk e përkrahin një formë të tillë.

    Televizioni është përpjekur të kontaktojë edhe me anëtarë të AAK-së për të kuptuar qëndrimin e tyre, por të njëjtit, kanë qenë të paqasshëm në telefon.

    Kreu i PDK-së dhe kryeministri u takuan para një javë, dhe ndër të tjera diskutuan edhe për zgjedhjet e reja.

    Të dyja partitë janë shprehur pro shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa dy partitë e tjera parlamentare që nuk morën pjesë në takim, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e Kurtit./Dukagjini

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Qershor 2024
    Bashkimi Europian në faqen zyrtare ka publikuar orare tjera të takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimet, që fillimisht ishin planifikuar për...
    Front TV26 Qershor 2024
    Puseta e hapur në qendër të Prishtinë, ku një vajzë ka rënë në të, është rregulluar nga Komuna e Prishtinës. Fillimisht, ishte...
    Lajme26 Qershor 2024
    Profesori në universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, sot në një tryezë diskutimi të organizuar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, tha...
    Të tjera
    Lajme26 Qershor 2024
    Dialogu teknik ishte shumë më produktiv sesa dialogu aktual politik, ndërsa gatishmëri për arritjen e normalizimit të raporteve nuk kanë shfaqur Prishtina...
    Lajme26 Qershor 2024
    Një incident i zjarrit ka ndodhur pas mesnate në lagjen Emshir në Prishtinë, ku janë djegur tri vetura në garazhën e një...
    Sport26 Qershor 2024
    Franca, nënkampionia e botës, favoritja e madhe për të fituar evropianin në Gjermani, e mbylli fazën e grupeve si e dyta, pas...
    Lajme26 Qershor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë rrëzuar kërkesën e dëshmitarit Kurtesh Fondaj, që t’i caktohet një avokat mbështetës në...
    Vip26 Qershor 2024
    Këngëtarja e njohur, Teuta Selimi e ka gati projektin e saj të ri muzikor. Ajo përmes Instagramit ka bërë të ditur se...
    Vip26 Qershor 2024
    Luiz Ejlli, DJ Gimi-O  dhe Ermal Fejzullahu kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. “Mos luj”, titullohet kënga së cilës i është realizuar edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.