×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR: Policia e Kosovës s’ka nevojë të na njoftojë për të gjitha lëvizjet e tyre

    FrontOnline
    22 Maj 2024

    Pas aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, KFOR-i ka theksuar nevojën për konsultim dhe koordinim të çdo veprimi që mund të ndikojë në sigurinë rajonale.

    Megjithatë, KFOR-i ka thënë se Policisë së Kosovës nuk e ka për detyrë t’i njoftojë ata për të gjitha lëvizjet e tyre nëpër vend.

    Në një përgjigje për Dukagjinin, KFOR-i teksa ka cituar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të qartë se çdo lëvizje apo dislokim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit kërkon miratimin e tyre.

    “Qëndrimi i NATO-s është i qartë dhe konsistent. Policia e Kosovës nuk ka nevojë të njoftojë komandantin e KFOR-it për të gjitha lëvizjet e saj nëpër Kosovë. Por siç e bëri të qartë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në vizitën e tij në Kosovë nëntorin e kaluar: “Stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës dhe nga respektimi i angazhimeve ekzistuese. Çdo dislokim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pajtimin e KFOR-it; dhe presim konsultime me kohë për çdo veprim të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë rajonale”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Dukagjinin.

    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë në ditën e aksionit, thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale, duke përfshirë rreth 74 milionë dinar, rreth 1 milion e 600 mijë euro, 19 mijë e 500 franga, e rreth 13 mijë e 800 dollar amerikane.

    Aksioni i i policisë së Kosovës erdhi një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se ka përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme22 Qershor 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të jetë me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë. Mirëpo njohësit e...
    Lajme22 Qershor 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian ka vizituar disa...
    Lajme22 Qershor 2024
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, për FrontOnline, thotë se Sigurimi Shëndetësor për Policinë e Kosovës, ka qenë nevojë e përhershme,...
    Të tjera
    Vip22 Qershor 2024
    Modelja tejet e dashur nga publiku, Adrola Dushi, e ftur në një emission televiziv tregon se që e vogël e ka ndihmuar...
    Lajme22 Qershor 2024
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, për FrontOnline, thotë se Sigurimi Shëndetësor për Policinë e Kosovës, ka qenë nevojë e përhershme,...
    Sport22 Qershor 2024
    Ish futbollisti i njohur gjerman, Mario Basler, ka thënë fjalë të mëdha për Granit Xhakën para ndeshjes mes Zvicrës dhe Gjermanisë. Basler...
    Sport22 Qershor 2024
    Pas fitores mbresëlënëse 3:0 ndaj Turqisë në Dortmund, trajneri i Portugalisë, Roberto Martínez, shprehu kënaqësinë e tij për paraqitjen e skuadrës dhe...
    Sport22 Qershor 2024
    Cristiano Ronaldo ka thyer një rekord historik në Euro 2024 teksa me asistimin e bërë në golin e tretë të Portugalisë ndaj...
    Lajme22 Qershor 2024
    Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, nesër do të qëndrojë në Kosovë ku do shkojë në takim në selinë e LDK-së ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.