×
  • Lajme
  • Lajme

    Franca e shqetësuar pas veprimeve në Veri: Të një anshme që rrisin tensionet dhe rrezikojnë dialogun

    FrontOnline
    22 Maj 2024

    Pas SHBA-së dhe BE-së ka reaguar edhe Franca lidhur me veprimet e fundit të Policisë së Kosovës në Veri të Kosovës. Parisi në një komunikatë për media ka bërë të ditur se janë të shqetësuar për veprimet e fundit që çuan në mbylljen e zyrave të bankave postare serbe në Veri të Kosovës.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës “këto veprime të reja të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikojnë diskutimet e vazhdueshme, nën patronazhin e Bashkimit Evropian, që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme për personat e prekur nga zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës”.

    Më tej në reagim thuhet se veprimet e Kosovës ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë dhe shkojnë kundër përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, parakusht për realizimin e perspektivës evropiane të dy vendeve.

    “Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm. Inkurajon të dyja palët të kthehen në tryezën e negociatave dhe të punojnë në propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga ndërmjetësimi evropian, e vetmja bazë realiste për arritjen e një marrëveshjeje që lejon përfituesit e kualifikuar të marrin transferta financiare nga Serbia”, përfundon njoftimi.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme22 Qershor 2024
    Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar masën e caktimit të paraburgimit ndaj Valbona Pakashtica, Anes Pakashtica, Irfan Pakashtica dhe Idriz Hajrizi që...
    Lajme22 Qershor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se në partinë e tij po punojnë shumë...
    Ekonomi22 Qershor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë një postim në Facebook, ku thotë se për gjashtë muaj qeveria ka mbështetur mbi 61...
    Të tjera
    Lajme22 Qershor 2024
    Dy institutet kombëtare të Shëndetit Publike, në Kosovë dhe Shqipëri kanë dalë me rekomandime pothuajse të njëjta ndaj qytetarëve për mbrojtje nga...
    Lajme22 Qershor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se partia në pushtet – Vetëvendosje nuk e...
    Lajme22 Qershor 2024
    Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj konsideron se rruga Podujevë-Prishtinë tregon imazhin e vërtetë të Qeverisë “Kurti”. Ai për “Front Online” thotë se...
    Lajme22 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të premten, më 21.06.2024 pasi i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie...
    Lajme22 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Turqisë në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti i ka...
    Lajme22 Qershor 2024
    Ish-zv.ministri i Infrastrukturës, në Qeverinë “Thaçi 1”, Adem Grabovci, thotë se Qeveria “Kurti” është më e dështuara në historinë e Kosovës. “Premtimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.