×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet shuma marramendëse që fituan Fury dhe Usyk pas përballjes së mbrëmshme

    FrontOnline
    19 Maj 2024

    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda në boks.

    Usyk theu një rekord 25-vjeçar, duke u bërë boksieri i parë që prej kohës së Lennox Lewis që fiton të gjithë titujt e unifikuar WBC, WBA, WBO dhe IBF.

    Ukrainasi fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve pasi dominoi në shumicën e raundeve ndaj Furyt që ndryshe njihet me nofkën si ‘Gypsy King’.

    E cilësuar si “meçi i shekullit”, kjo ngjarje e madhe e boksit mbushi pritshmëritë e tifozëve të këtij sporti anembanë botës.
    Sidoqoftë, përkundër se pësoi humbje, Fury pritet që të marrë një shumë të majme parash si shpërblim.

    Sipas marrëveshjes që dy boksierët kanë arritur në vitin 2023, ata vendosën që paratë të ndahen 70/30 në favor të Furyt.

    Teksa figurat e sakta të parave të fituara nuk janë bërë të ditura ende, ka thashetheme se Fury ka fitar 150 milionë euro për pjesëmarrje në këtë meç.

    Arsyeja pse Usyk u pajtua me këtë kërkesë të Furyt ishte vetëm për kushtin se kundërshtari i tij do të dhuronte 1 milionë euro nga fitimet e tij për Ukrainën, për shkak të luftës së vazhdueshme me Rusinë.

    Në anën tjetër të marrëveshjes dhe spekulimeve lidhur me paratë e fituara, Usyk raportohet se ka marrë 64 milionë euro, ndërsa konfirmimi i shumës së saktë të parave pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt./Telegrafi/

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Sport16 Tetor 2024
    Shtypi suedez pretendon se sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappé, po hetohet nga policia për një përdhunim të dyshuar javën e...
    Sport16 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar ekipin e Kosovës për fitoren ndaj Qipros. Ai është shprehur se ekipi ynë sonte luajti...
    Sport15 Tetor 2024
    Franco Foda ka komentuar fitoren e Kosovës 3-0 përballë Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve. Selektori i Dardanëve është shprehur i...
    Të tjera
    Sport16 Tetor 2024
    Shtypi suedez pretendon se sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappé, po hetohet nga policia për një përdhunim të dyshuar javën e...
    Lajme16 Tetor 2024
    Me iniciativën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme. Kjo...
    Lajme16 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka deklaruar se Haradinaj është duke u shpërfaqur si person që e...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shkelja e vijës ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë nga ana e xhandarmërisë afër stacionit policor kufitar po konsiderohet si tentim i radhës...
    Lajme16 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull në...
    Sport16 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar ekipin e Kosovës për fitoren ndaj Qipros. Ai është shprehur se ekipi ynë sonte luajti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.