×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani për të tretin vit radhazi kampion i Kosovës

    FrontOnline
    18 Maj 2024

    FC Ballkani e ka mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës duke mposhtur në udhëtim Llapin, derisa fitore të shtunën shënuan edhe Gjilani, Prishtina, Malisheva dhe Feronikeli ’74.

    Derbi më interesant ishte i titullit në “Zahir Pajaziti”, ku Ballkani kishte nevojë vetëm për një pikë që të shpallej automatikisht kampion, por në fakt i arkëtoi të tria.

    Heroi rezultoi të jetë lojtari më në formë këto javët e fundit, Bernard Karrica – i cili realizoi një gol të bukur pas një aksioni fantastik (74’).

    Llapi tentoi deri vonë që ta bënte ndonjë përmbysje, megjithatë assesi s’arriti ta thyente portën mysafire.

    Kësisoj, për të tretin vit radhazi Ballkani shpallet kampion i Kosovës, ndërsa në edicionin tjetër do të garojë sërish në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

    Në anën tjetër, Gjilani e ka fituar derbin e Anamoravës me fitore 2:1 ndaj rivalit lokal, Drita.

    “Skifterat” ishin më të mirë shumicën e kohës duke marrë parasysh edhe që kanë nevojë vetëm për fitore që t’iu ikë zonës së barazhit.

    Edison Kqiku (12’) dhe Kushtrim Shabani (48’) shënuan nga një gol që për Gjilanin ka vlerën e tre pikëve. E tëra që bëri Drita, ishte i nderit i realizuar nga Albert Dabiqaj (90+10′).

    Fitore të madhe ka shënuar edhe Prishtina, që e demoloi Fushë Kosovën me rezultat të thellë 5:0.

    Bardhëkaltërit ishin mahnitës, duke kaluar fillimisht në epërsi me anë të kapitenit Mërgim Pefqeli (38’), ndërsa Ardian Limani dyfishoi epërsinë (45’).

    Për golin e tretë dhe të katërt u përkujdes Hasan Hyseni, që realizoi dy herë brenda gjashtë minutave (61’, 67’). Ndërsa, fitoren e vulosi Igball Jashari (65’).

    Malisheva gjithashtu regjistroi fitore të thellë me rezultat 7:4 si nikoqir i Lirisë së Prizrenit.

    Më i miri ishte talenti Drilon Hazrollaj që kompletoi ‘pokerin’ (45+3’, 49’, 51’, 82’), ndihmuar nga Etnik Bruti me dygolësh (66’, 67’), si dhe një gol i Altin Aliut (42’).

    Sa i përket Lirisë, shënuan Valmir Berisha (32’), Ubong Ekpai (55’) si dhe Aldi Gjumsi (75’, 90’).

    Përballje tjetër interesante ishte ndërmjet Feronikelit ’74 dhe Dukagjinit, ku klubi nga Drenasi fitoi me rezultat të ngushtë 3:2.

    Agron Bruqi i dha epërsinë Niklit (29’), por që Dukagjini u barazoi shpejtë me anë të Redon Sylës (31’).

    Sidoqoftë, vendasit e kthyen epërsinë përmes Ibrahim Cërvadikut (38’), rezultat me të cilën përfundoi kjo pjesë.

    Dukagjini arriti prapë ta barazonte, këtë herë me Amsal Krasniqin (51’), mirëpo Robert Rrahmani gëzoi vendasit me një gol të bukur për t’ua fituar pikët e plota (69’)./rtk

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Sport17 Tetor 2024
    Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka rënë dakord të bashkohet me Real Madridin. Ramon Alvarez de Mon i Radio Marca raporton në...
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Sport17 Tetor 2024
    Lionel Messi e ka fituar një tjetër çmim special. Ylli argjentinas e mori çmimin si më i trofeshmi në histori të futbollit...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.