×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rreth gjysmë miliardë € investime amerikane në Kosovë, vitin e kaluar morën tatëpjetën

    Aulona Konjuhi
    16 Maj 2024

    Rreth gjysmë miliardë euro arrin shuma e përgjithshme e investimeve direkte amerikane në Kosovë në dekadën e fundit, bazuar në statistikat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), raporton portali Front Online.

    Sipas këtyre statistikave, më së shumti investime amerikane në Kosovë erdhën në vitin 2022, përkatësisht 97.7 milionë euro, përderisa një vit më pas (në vitin 2023) ranë dukshëm, saktësisht në 67 milionë €.

    Nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkojnë nga institucionet e vendit që t’i adresojnë sfidat me të cilat ballafaqohen e që paraqesin pengesë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe në veçanti atyre amerikane.

    Në anën tjetër, deputetët opozitarë thonë se investitorët amerikanë nuk e sjellin kapitalin e tyre financiar, derisa ka deklarata të vazhdueshme për luftë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi.

    Oda Ekonomike Amerikane: Të hiqen pengesat për tërheqjen e investitorëve të huaj

    Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane tha për Front Online se kompanitë amerikane e shohin rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovën si lokacion atraktiv për zgjerimin e investimeve, megjithatë ka sfida.

    ”Kosova duhet të adresojë sfidat me të cilat ballafaqohen e të cilat paraqesin pengesë për tërheqjen e investimeve amerikane dhe të tjera të huaja”.

    Zeka vlerëson se sa i përket mbështetjes institucionale nevojitet një ngritje urgjente e kapaciteteve institucionale edhe për promovimin e potencialeve për tërheqje të investimeve.

    ”Gjithashtu edhe të ofrimit të kujdesit pas investimit për investitorët e huaj. Ky është shqetësim i cili është shprehur edhe nga vetë zyrtarët më të lartë të shtetit”.

    Zeka beson që hyrja në të ardhmen e afërt në fuqi e Ligjit për Investimet e Qëndrueshme dhe riorganizimi i trupave përkatëse për promovimin e investimeve do të rezultojë më i efektshëm në mbështetjen e investitorëve.

    “Legjislacioni aktual në fuqi për investimet e huaja megjithatë ofron mekanizma të efektshëm për mbrojtjen e investimeve të huaja”, tha ai.


    Shala i PDK-së: Deklaratat e Kurtit për luftë po i trembin investitorët

    Deputeti i PDK-së Ferat Shala, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Ekonomi në Kuvend, ka thënë se investimet amerikane kanë rënë si rezultat i politikave jo të mira qeveritare.

    Eksporti ynë ka rënie dhe po rritën importet, pra ajo që është proklamuar nga Qeveria Kurti po ndodh e kundërta”, u shpreh Shala.

    Sipas tij në ikjen e investitorëve ndikoi klima për luftë të mundshme që e krijoi Kurti.

    ‘”Po çdo paralajmërim për luftë apo për krizë politike ose ekonomike, natyrisht që ndikon tek investitorët serioz dhe strategjik. Prandaj politikat sidomos të dy viteve të fundit, duke bërë apel për situata të sigurisë dhe lufta që po bëhet mediatike për ta paraqitur vendin tonë jo stabil, që po paraqitet nga Qeveria Kurti ka ndikuar dhe do të ndikoj në ikjen e investitorëve”, theksoi Shala për Front Online.

    AAK për ikjen e investitorëve: Kurti bëri që Kosova të mos vlerësohet si vend i përshtatshëm për investime

    Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, njëherit anëtar i Komisionit për Ekonomi në Kuvend, tha se Kurti me veprimet e veta e penalizoi Kosovën nga investimet e jashtme.

    “Kosova tani e katër vite kurrë nuk ka qenë më keq në kuptimin e Investime të jashtme. Politikat e shpejta dhe të gabuara nga Qeveria Kurti, në vazhdimësi kanë krijuar “aksidente politike” me faktorin ndërkombëtar, të cilat penalizuan Kosovën nga investimet e jashtme”, u shpreh Lekaj.

    Shkaku i veprimeve te Kurtit, ai thotë se Kosova nuk u vlerësua si vend i përshtatshëm për investime nga më të ndryshmet.

    “Prandaj dosido kemi rënie të investimeve në miliona euro nga SHBA dhe vendet e tjera të fuqishme. Kjo mendësi dhe ky kurs i Qeverisë duhet të ndryshohet, dhe kjo bëhet me zgjedhje të reja, ku vota e qytetarëve do të vendosë për një Qeveri të re të Kosovës që do të sjellë ndryshime pozitive për qytetarët dhe vendin”.

    Investimet amerikane në Shqipëri, 27 biznese prodhuese dhe 140 në sektorin e shërbimeve

    Sipas të dhënave nga “Banka e Shqipërisë”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë investitori i gjashtë më i madh.

    Sipas shifrave të “Institutit të Statisikave”, në vitin 2022, në Shqipëri kanë operuar rreth 167 ndërmarrje aktive të huaja të përbashkëta me origjinë nga Shtetet e Bashkuara. Janë 27 prej tyre të cilat e kanë të shtrirë aktivitetin në prodhim dhe 140 të cilat operojnë në sektorin e shërbimeve.

     *Ky artikull u realizua nga mediumi “Front Online”, për dhe në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net: “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mburret se  gjatë mandatit të tij në krye të Qeverisë janë rritur Investimet e Huaja Direkte...
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka lënë prapa kolegët e tij anëtarë në shpenzimin e derivateve që mbulohen me...
    Ekonomi26 Gusht 2024
    Mbi 1 miliardë euro ka arritur fitimi neto i bankave komerciale në Kosovë nga viti 2015 e deri në gjysmën e këtij...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.