×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni hetimor për tekstet shkollore pajtohet që përzgjedhja e ekspertëve të bëhet me thirrje

    FrontOnline
    08 Maj 2024

    Sot është mbledhur Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe atij të mesëm të ulët.

    Anëtarët e komisionit u pajtuan që përzgjedhja e ekspertëve të bëhet në formë të thirrjes dhe jo të konkursit.

    “Te çështja e ekspertëve, mund të bëjmë thirrje si komision që ata me apliku, interesohemi në CV-në e tyre, në tri fusha që janë të rëndësishme – të jetë njohës i mirë i arsimit; ekonomist i mirë ose me përvojë në fushat e auditimit financiar; dhe e treta, të jetë prapë një jurist i cili ka përvojë dhe është njohës i ligjeve”, ka thënë Bekim Kamishi nga radhët e Partië Demokratike të Kosovës.

    “Ne mund të bëjmë thirrje si komision që ekspertët me apliku e pastaj përzgjedhjen e bëjmë ne. Sepse nëse vazhdohet me konkurs, mund të zgjasë procedura e përzgjedhjes, e mundemi me i humbë 30 deri në 45 ditë deri sa të gjejmë ekspertë”.

    Ndërkaq pikë e diskutimit e këtij komisioni ishte edhe plani i veprimit për të cilin Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje tha se në parim duhet të votohet, por ka një dokument shtesë që nevojitet.

    “Unë e lexova pak planin e veprimit, parimisht në bazë të ligjit duhet të votohet si i tillë, megjithatë pas miratimit të tij në komisionet e kaluara, ne si komision kemi bërë një mbledhi të brendshme, pa praninë e publikut ku jemi detaju për të gjitha hapat hetimorë, se cilat dokumente që do të kërkohen, se cilat procedura do të ndiqen, kështu që ne mund ta miratojmë në parim, por në anën tjetër na duhet edhe një dokument shtesë për t’u dakorduar për çdo hap hetimor edhe me afatet e qarta kohore”, ka thënë Muja.

    “Interesi ynë është që ky proces të përmbyllet para korrikut, pra para se Kuvendi të shkojë në pushim”.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2024
    Fondacioni “We remember Tony Blair” ka vendosur që të inaugurojë statujën e ish-kryeministrit britanik më 12 qershor, datë kjo e cila përkon...
    Lajme02 Qershor 2024
    Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizioni italian të “Rai 3”në vijim të publikimin e investigimit të emisionit “Report”. Intervista...
    Lajme02 Qershor 2024
    Po e cilëson si rrugëtimin më të rëndësishëm në jetë, prandaj Hamide Morina po pret e gëzuar, për t’i kryer kontrollet e...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2024
    Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ka përfunduar pa ndonje incident serioz . Sipas zyrtarëve...
    Lajme02 Qershor 2024
    Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donika Gërvalla, deklarimet e Presidentes Osmani në lidhje me letrën që...
    Lajme02 Qershor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, me anë të një shkrimi në Facebook, ka analizuar, për aq sa mund të analizoj, kërkesën...
    Lajme02 Qershor 2024
    Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, shprehu kundërshtimin ndaj koalicionit i cili pritet të formojë qeverië e re të Maqedonisë së Veriut mes...
    Lajme02 Qershor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të jetë mot relativisht i qëndrueshëm. Sipas...
    Lajme02 Qershor 2024
    Nën pretendimet për krime lufte, autoritetet serbe kanë ndaluar pasditen e së shtunës Tefik Mustafën. Familjarë të tij tregojnë se ai është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.