×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    Bayern Munich ka konfirmuar se futbollisti i tyre Raphael Guerreiro do të mungojë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në Madrid kundër Real Madridit.

    Guerreiro dëmtoi këmbën e majtë dje në sfidën ndaj Stuttgartit dhe klubi bavarez nuk bëri të ditur se sa kohë do të jetë jashtë fushës portugezi.

    Deri në fund të sezonit, Bayern ka edhe tre ose katër ndeshje të tjera, përkatësisht ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dy ndeshje të Bundesligës dhe një finale të mundshme të Ligës së Kampionëve më 1 qershor në Wembley.

    Ata shtojnë gjithashtu se Guerreiro ka lënduar ligamentet e këmbës së majtë, ndaj tani është në një garë me kohën për të luajtur me kombëtaren portugeze në Euro, që nis më 14 qershor.

    Reprezentuesi portugez Guerreiro kishte një lëndim në gju në mars dhe më pas grumbulloi minuta solide në ekipin e parë të klubit nga Mynihu.

    Ai shënoi një gol edhe në ndeshjen kundër Kolnit, si dhe luajti 90 minuta në fitoren kundër Arsenalit kur asistoi një gol të denjë për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Sport26 Qershor 2024
    Zvicra po përgatitet të përballet me Italinë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve të finales të këtij Evropiani, të planifikuar...
    Sport26 Qershor 2024
    Dje Danimarka eliminoi Serbinë nga “EURO 2024”. Pak para ndeshjes, tifozët serbë kanë bërë një veprim të pritshëm, duke marrë parasysh lidhjet...
    Sport25 Qershor 2024
    Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka mund të kapërcejë rekordin e Cristiano Ronaldos për më shumë çmime Lojtari i Ndeshjes në Kampionatin Evropian...
    Të tjera
    Lajme26 Qershor 2024
    Kurti në konferencën Ndërkombëtare të Rinisë për Vetëvendosje! “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy dje, ka folur edhe për procesin...
    Lajme26 Qershor 2024
    Sot do të jetë përballja mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Përballja e tyre po...
    Lajme26 Qershor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, deputet i zëshëm kundër shumë lëvizjeve në këtë parti, ka folur për Paradën e Krenarisë. “Si...
    Lajme26 Qershor 2024
    Të vegjël në moshë, por për fëmijët kosovar ishte dhënë një premtim i madh nga Lëvizja Vetëvendosje. Hiç më pak se 160...
    Lajme25 Qershor 2024
    Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, tha se Kosova nuk do të pranojë të formojë Asociacionin pa...
    Bota/Rajoni25 Qershor 2024
    Presidenti Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doçi, ndërsa dërgoi edhe një kurorë lulesh në homazhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.