×
  • Lajme
  • Lajme

    Asociacioni si kusht për në KiE/ Opozitë e njohës fajësojnë Kurtin se po bënë kalkulime politike, e vlerësojnë si kusht të rëndë

    Aulona Konjuhi
    02 Maj 2024

    Nga aleatët po kërkohet që draft-statuti i Asociacionit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe të merren hapa konkret me kusht që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, përmes një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti ka kërkuar hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të cilin e ka vlerësuar si të rëndësishëm për anëtarësimin në KiE.

    Ndërsa, ambasadori francez, Oliver Guerot ditë më parë ka deklaruar se ‘nëse Kosova do që ta fitojë votën në KiE, duhet të bëjë hap konkret rreth Asociacionit’.

    Anton Berisha: Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit, po e mbanë peng Kosovën në procese të rëndësishme

    Lidhur me kërkesat e Francës dhe Gjermanisë, kryeministri kosovar ka qenë në dijeni, thotë ish-zv. ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

    Berisha deklaroi për Front Online se Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit.

     “Kurti ka qenë në dijeni për këtë kërkesë, por për fat të keq ai në vend që të veproj si kryeministër po vepron si politikan i kalkulimeve elektorale. Nuk mund të kërkosh integrime në organizata euroatlantike e të mos kesh standardin e respektimit të marrëveshjeve që vetë i ke pranuar”, theksoi Berisha.

    Ish-zv.ministri Berisha deklaron se kryeministri aktual po e mbanë peng Kosovën në procese të rëndësishme për vendin.

    “Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit duke e bërë peng shtetin e Kosovës në këto procese kaq të rëndësishme për motive elektorale”, vlerësoi Berisha.

    Lutfi Haziri: Krerët shtetëror duhet ta bëjnë të qartë se çfarë obligimesh kanë marrë pas letrës së dërguar për anëtarësim

    Ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka kërkuar sqarim nga kryeministri Albin Kurti në Kuvend lidhur me kërkesat e aleatëve për përparim të  Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE.

    Haziri deklaron se krerët shtetëror duhet ta bëjnë të qartë se çfarë obligimesh kanë marrë pas letrës së dërguar për anëtarësim.

    “VV dhe partnerët e tyre nuk e kanë konfirmuar që ka kërkesa nga aleatët lidhur me votimin e ministrave në Këshillin e Evropës. Nuk ka konfirmim, ka pritje tjetër sepse të zbardhet kërkesa që vijnë nga aleatët sepse si duket letra e zotimeve, është e pamjaftueshme. Në të kundërtën, kryeministri duhet të sqaroj para Kuvendit, se a ka kërkesa shtesë, a është e pamjaftueshme letra e tyre shtesë që ai si kryeministër, Presidentja dhe kryekuvendari kanë marr obligime, që gjithçka që lidhet me Kosovën, kanë me implementu nuk kemi çka të komentojmë ashtu”, thotë Haziri.

    Haziri për Front Online ka vlerësuar se Kurti i ka dëmtuar raportet me aleatët.

    Marrëveshjet e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel e Ohër e kanë degraduar njohjen De-Jure e De-Facto, thotë Haziri.

    “Marrëveshja Kurti-Vuçiq e 28 shkurtit në Bruksel, dhe e 18 marsit 2023 në Ohër, ka marr obligime e ka degraduar njohjen De-Jure në De-facto, sepse nuk ka lëvizur në këtë drejtim. Ky kryeministër i ka dëmtuar raportet me aleatët, po shihet se telefonatat kanë të bëjnë me kërkesa të prekshme”, u shpreh Haziri.

    Arton Demhasaj: Kusht i rëndë për Kosovën përparimi në Asociacion vetëm për anëtarësim në KiE

    Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj i ka komentuar deklaratat e aleatëve lidhur me ‘kushtin’ e Asociacionit për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

    Demhasaj në një prononcim për Front Online ka thënë se vetëm për një anëtarësim, kusht i rëndë është themelimi i Asociacionit.

    Ai vlerëson se krijimi i tij është dashur të jetë kusht për njohje reciproke dhe mbyllje të dialogut.

     “Nëse shohim me hyrë në KiE ku regjistrohen tokat e Manastirit të Deçanit kërkohet edhe drafti i Asociacionit në Kushtetuese eventualisht edhe Kodi Civil janë kërkesa shumë të mëdha në krahasim në atë çka e merr Kosova vetëm një anëtarësim në KiE. Ky është kusht shumë i rëndë për Kosovën vetëm për një anëtarësim, krijimi i tij është dashur të jetë si një lloj kushti për njohje reciproke për përmbyllje të procesit të dialogimit me Serbinë”, u shpreh Demhasaj.

    Ai thotë se me dërgimin e letrës në KiE nga krerët shtetërorë, ekziston një pajtueshmëri për dërgimin e draftit në gjykatë.

    “Presidentja, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit e kanë dërguar letrën në KiE, kur i marrin obligimet që i kanë nga marrëveshja e Brukselit e kanë me i zbatuar e kjo nënkupton sikur me ekzistuar një pajtueshmëri në mes Qeverisë të Kosovës dhe ndërkombëtarëve që me u dërguar drafti në gjykatë si kusht për votim”, theksoi Demhasaj.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot të diskutojë në lidhje me çmimet e derivateve në vend. Mbledhja pritet të nisë nga ora...
    Lajme17 Maj 2024
    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Sokol Bashota, deklaron për FrontOnline se mesazhi për zgjedhje, është dhënë nga darka e realizuar mes kryetarit...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, për FrontOnline deklaron se e pëlqen më shumë shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti ose ia dëshiron më...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Muhaxheri njofton për vdekjen e një zyrtari të komunës: Peja sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer Kryetari i...
    Lajme17 Maj 2024
    Paraditën e së premtës vazhdojnë të kalojnë vranësira, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu. Ditën vranësirat shpërndahen, duke hapur qiellin për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Farhan Haq ka përsëritur se të gjitha pikat kufitare për në Gaza duhet të rihapen për ndihma...
    Vip16 Maj 2024
    Fatjon Kuqari ka postuar një video në Instagram, që bo bënë gjiron e rrjetit. Ai ka treguar pamje se si është rrëzuar...
    Lajme16 Maj 2024
    Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një koment mbi letrën që tre liderët evropianë, kancelari...
    Lajme16 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Kosovë, ka bërë të ditur se me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi, ambasadori Antonello De Riu, pati një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.