×
  • Lajme
  • Lajme

    Schwabe skeptik për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Knaus alarmon se Vuçiq mund t’ia dalë me sukses ta shtyjë votimin për pranim

    FrontOnline
    27 Prill 2024

    Kryetari i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe ka thënë se nga këndvështrimi aktual, shanset e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës janë 50/50.

    Ai ka thënë se arritja e shumicës në Asamblenë Parlamentare ka qenë një hap shumë domethënës, megjithatë ka edhe shumë punë për t’u bërë.

    “Nga këndvështrimi i sotëm, shanset janë 50/50 për qind. Hapi domethënës që arritëm me shumicën në Asamblenë Parlamentare sigurisht që ka lënë përshtypje tek qeveritë, ministrat dhe komisionet. Por ka ende shumë për të bërë”, tha politikani socialdemokrat për DW.

    Edhe më skeptik është Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, (ESI). Knaus ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po bën fushatë të suksesshme për të shtyrë votimin e anëtarësimit të Kosovës.

    “Ne vëmë re që presidenti i Serbisë po bën një fushatë të suksesshme për të bindur shtetet kyçe në Evropë që të shtyjnë votimin për pranimin e Kosovës për momentin, duket sikur presidenti Vuçiç do ta fitojë këtë betejë”, ka thënë Knaus për DW.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, për FrontOnline ka folur për sukseset e Qeverisë së udhëhequr nga lideri i tij, Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar dje nënsekretarja për Diplomaci Publike, Liz Allen me presidenten Vjosa Osmani...
    Lajme20 Maj 2024
    Kroacia do të dislokojë ditën e sotme në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it Ministria...
    Lajme20 Maj 2024
    Sot mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje, që do të fillojë nga ora 11:00, pritet të bëhet...
    Lajme20 Maj 2024
    Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka vdekur pasi helikopteri në të cilin po udhëtonte ishte rrëzuar. Rrënojat e helikopterit që po bartte Raisin...
    Lajme20 Maj 2024
    Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu”, njofton Instituti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.