×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda 24 orëve, tetë raste të dhunës në familje

    FrontOnline
    27 Prill 2024

    Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh. Aty bëhet e ditur se janë regjistruar 8 raste të dhunës në familje. Dy raste kanë ndodhur në Fushë Kosovë, dy në Podujevë, dy në Malishëve një në Klinë dhe një në Lipjan.

    Nga këo tetë raste 6 prej tyre janë viktima gratë dhë dy janë burrat.

    Një burrë nga Fushë Kosova ka raportuar se një grua vazhdimisht ka shkaktuar probleme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    Ndërsa një grua nga Fushë Kosova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Është arrestuar një burrë nga Podujeva i cili pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Për shkak të lëndimeve viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Gjithashtu është arrestuar edhe një burrë tjetër nga Podujeva për shkak të dyshimit se ka sulmuar fizikisht viktimën grua. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Ndërsa një grua nga Malisheva ka raportuar se ishte sulmuar nga i dashuri. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Tutje një burrë nga Malisheva ka raportuar se një grua ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

    Një grua nga Klina ka raportuar se një burrë ka kryer veprën “Dhunë në familje”, ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Dhe një grua nga Lipjani ka raportuar se është kërcënuar nga një burrë. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Policia të gjitha rastet i ka cilësuar “Dhunë në familje”.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falenderuar shtetin e El Salvador për mikpritjen e treguar ndaj Kosovës. Osmani mori pjesë në inaugurimin...
    Lajme31 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, u mirëprit sot në Ankara, në Kompleksin Presidencial, nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ai në...
    Lajme31 Maj 2024
    Në orët e paradites të së premtes, policia në Vushtrri ka pranuar një informatë se dy persona kishin pasur një konflikt fizik...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Maj 2024
    Nicolas de Riviere, ambasadori i Francës në OKB, thotë se vendi i tij është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për situatën në Rafah dhe...
    Lifestyle31 Maj 2024
    Nëse kërthiza juaj kundërmon, kjo mund të jetë shenjë e higjienës joadekuate ose ndonjë infeksioni. Bakteret dhe kërpudhat “lulëzojnë” në mjedise të...
    Lajme31 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot janë deklaruar së fundmi rreth hapjes së urës së Ibrit që...
    Bota/Rajoni31 Maj 2024
    Të burgosurit ukrainas të liruar qajnë ndërsa këndojnë rrugës për në shtëpi pas dy vjetësh në robëri. Ukraina dhe Rusia kanë kryer...
    Sport31 Maj 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka nisur grumbullimin për Euro 2024, pasi të hënën përzgjedhësi Syvlinho publikoi listën me 27 lojtarë. Kuqezinjtë...
    Lajme31 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe gjeneral brigade, Ilir Qeriqi vizituan njësinë Sistemet Ajrore pa Pilot...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.