×
  • Vip
  • Vip

    Fiza Ramadani, në mes të aktrimit dhe regjisë

    Ergjan Mehmeti
    26 Prill 2024

    Jemi mësuar ta shohim në projekte dhe skeçe televizive e filmike aktoren Fiza Ramadani e cila ndërvite ka luajtur bashkë me humorist të njohur shqiptar.

    Përveç aktrimit, ajo për katër vite ka studiuar në Fakultetin e arteve drejtimi regji teatri.

    Fiza Ramadani për FrontOnline ka rrëfyer se çfarë e ka shtyrë që ajo të merret me regji teatri.

    Ajo tregon se përveç aktrimit, regjia i ka bërë përshtypje e sidomos regjia e teatrit dhe me sukses ka arritur t’i përfundoj studimet edhe pse ajo tregon se ka pasur vështirësi, por dashuria që ka për artin i ka tejkaluar çdo vështirësi.

    Krijimi i raportit të mirë me kolegë dhe profesorë për Fiza Ramadanin detyrat dhe projektet teatrore brenda fakultetit kanë qenë më të lehta dhe ka arritur t’i kryej me sukses.

    Në mbrëmjen e 24 prillit në Teatrin “Dodona”, Fiza Ramadani dha premierën e shfaqjes së Diplomës “Cilën ta zgjedh?” nga Roger Lee.

    Në shfaqje trajtohet dilema se a është aktrimi mënyra më e mirë për të zgjedh çështje jetësore, ajo na tregon konceptin e saj regjisorial ku ka përdorur taktika komike, dhe se procesi i punës me aktorë ka shkuar shumë mirë, gjithashtu është pritur mirë nga shikuesit dhe komisioni vlerësues.

    “Jam falënderuese e gjithë profesorëve të mi prej vitit të parë deri më tani, ku prej secilit kam marrë njohuri dhe dituri të mjaftueshme ku prej disave kam vjedh, kur them që kam vjedh profesioni edhe duhet të mësohet edhe të vidhet. Një falënderim shkon për profesorin tim Agim Selimi që më ka përcjell për katër vite, më ka duruar për katër vite sepse ndonjëherë ne studentët dimë të jemi të padurueshëm kur hasim në vështirësi gjatë procesit të studimeve. Një falënderim të veçantë shkon për të gjithë aktorët që  më kanë mbështetur dhe më kanë besuar punën time si studente e regjisë”, tha ajo.

    Ajo ka plane për të ardhmen, ku do të vazhdoj studimet për master në Universitetin e Prishtinës, ose veç nëse i vjen ndonjë mundësi edhe jashtë shtetit për të është e mirëseardhur.

    “Me i nda si me i vra” shprehet Fiza Ramadani kur është pyetur se a do të luaj më shumë ai aktore e humorit apo si regjisore e teatrit.

    Përveç skeçeve humorisitke siç jemi mësuar ta shohim Fiza Ramadanin, tani do ta shohim edhe në teatër duke krijuar projekte teatrore nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, por duke mos munguar edhe nëpër projekte dhe skeçe humoristike si aktore e komedisë.

     

     

     

     

     

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Vip19 Maj 2024
    Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm të garës, ku pas një votimi të...
    Vip18 Maj 2024
    Në mbrëmjen gjysmëfinale, prezantuesi i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, ka bërë zbulimin e madh të finalistëve për edicionin e tretë...
    Vip18 Maj 2024
    Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i ftuar në emisionin argëtues “S’e luan topi”, ka ndarë me publikun shumë detaje intime nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Për komandantin ukrainas të armëve Oleksandr Kozachenko, municioni i shumëpritur i SHBA-së nuk mund të vijë aq shpejt sa ai dhe shokët...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një çift turistësh u plagos në Kashmir të Indisë pasi militantët kanë shtënë me armë zjarri ndaj tyre të shtunën, tha policia,...
    Lajme19 Maj 2024
    Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh,...
    Vip19 Maj 2024
    Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm të garës, ku pas një votimi të...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Vip18 Maj 2024
    Në mbrëmjen gjysmëfinale, prezantuesi i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, ka bërë zbulimin e madh të finalistëve për edicionin e tretë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.