×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “200 ditë luftë, duken si 200 vjet”: Fëmijët palestinezë vajtojnë ëndrrat e humbura

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Janë bërë 200 ditë që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

    Fëmijët palestinezë, po vajtojnë për ëndrrat e tyre të humbura, e po thonë se këto ditë luftë po iu duken si 200 vjet.

    “Jetët tona janë plot vuajtje, pa ujë të pijshëm, pa vend të jetueshëm për të qëndruar”, thotë  për CNN, Mohammad Shabat, një palestinez i zhvendosur.

    “Nuk ka shëndetësi, arsim. Si do të jetojnë këta fëmijë? Si do të studiojnë? Kishim COVID, tani kemi luftë. Jemi të rraskapitur mendërisht”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.

    “Unë jam 60 vjeç, kam përjetuar luftëra më parë, por kurrë nuk e kemi jetuar këtë shtypje”.

    Palestinezët përshkruan muaj të tërë zhvendosjeje të detyruar teksa prisnin me ankth lajmet nga të afërmit e ndarë në të gjithë enklavën, pa asnjë lehtësim nga sulmet izraelite.

    Rahaf Shabbat, një studente e re që u detyrua të ikte nga Beit Hanoun në Gazën veriore, tha për CNN se ishte e thyer kur lufta i ndërpreu vitin shkollor.

    “Sot shënon 200 ditë lufte, ndihet si 200 vjet… frike dhe tmerri, raketash, martirësh dhe vdekjesh”, tha ajo.

    Një tjetër fëmijë palestinez, Rama Shabat, thotë se nuk i ka parë të dashurit e saj për shtatë muaj.

    “Ne humbëm ëndrrat dhe fëmijërinë tonë. Na mungojnë të dashurit tanë në veri”, tha Rama për CNN, teksa shpërtheu në lot.

    Hala Abdan, një avokate, tha se djalit të saj 20-vjeçar i ishte prerë këmba e majtë pasi ai u plagos nga një sulm me dron në dhjetor.

    “Unë luftoj për t’i siguruar atij ndonjë gjë, ashtu si gjithë populli palestinez. Kanë qenë 200 ditë të mbushura me vuajtje që mezi mund t’i durojë… 200 ditë katastrofë”, tha ajo.

    Si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza, që nisën më 7 tetor, deri më tani janë vrarë më shumë se 34 mijë palestinezë, dhe janë plagosur mbi 77 mijë të tjerë – kryesisht civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në...
    Lajme17 Maj 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave tē parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar Çmimin e Madh për Evropën Juglindore. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.