×
  • Sport
  • Sport

    Inzaghi përgëzon Milanin: Nuk ishte një lojë e lehtë për ta

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ishte i gjithë buzëqeshur në konferencën për shtyp pas ndeshjes të ndjekur të hënën pas fitores 2-1 të Interit ndaj Milanit dhe fitores pasuese të titullit në Serie A.

    Inzaghi, mes tjerash nuk ka la përmendur edhe familjen e tij që kanë qenë pranë tij në momentet më të vështira.

    “Është një ndjenjë e bukur që dua ta ndaj me të gjithë në Interëorld, nga fansat tek Presidenti. Unë tashmë kam folur me të”, tha Inzaghi.

    “Një mendim edhe për familjen time. Gruaja ime, djemtë e mi. Kufiri im është se nuk mund ta lë punën jashtë shtëpisë sime. Një mendim edhe për anëtarët e stafit: Unë dua ta ndaj këtë objektiv me të gjithë ata”.

    “Këta njerëz dhe pasioni i tifozëve tanë më japin kënaqësi të madhe”, vazhdoi ai.

    “Ishte e vështirë të imagjinohej një grup si ky, por puna dhe disponueshmëria e këtyre lojtarëve e kanë bërë të mundur gjithë këtë. Unë dua ta ndaj këtë me të gjithë. Të gjithë kontribuan në këtë arritje. Tifozët e Interit e meritojnë. Ata kanë qenë gjithmonë të jashtëzakonshëm në fitore dhe humbje”.

    Ai mes tjerash ka përgëzuar edhe skuadrën e Milanit.

    “Dua të përgëzoj Milanin. Mendërisht, nuk ishte një lojë e lehtë për ta”, tha Inzaghi.

    “Ata luftuan shumë deri në fund. Ata ishin kundërshtarë të mëdhenj dhe të tillë do të jenë edhe në të ardhmen”.

    “Ne donim ta fitonim sonte. Kishim ndjenja të mëdha, askush nuk u ankua kur stërviteshim në mëngjes [para derbit]. Ne kemi punuar në detaje që ishin të rëndësishme gjatë ndeshjes. Ne bëmë një paraqitje të zgjuar dhe mund të kishim shënuar më shumë gola në pjesën e parë”.

    Ky është trofeu i gjashtë i Inzaghit në Inter dhe titulli i tij i parë në Serie A jo vetëm me Nerazzurrët, por edhe në karrierën e tij si trajner.

    Ai u emërua në vitin 2021 për të zëvendësuar Antonio Conten dhe trajneri i lindur në Piacenza është i kënaqur nga udhëtimi i ekipit gjatë periudhës së tij trevjeçare.

    “Duhet të analizojmë tre vitet. Fituam Scudetton dhe Superkupën për të tretin vit radhazi. Por më kujtohet se si luajti skuadra në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit”.

    “Djemtë i kanë kuptuar parimet dhe çfarë pres prej tyre. Këto tre vite kanë qenë të pabesueshme. Ne ndoshta nuk e kuptojmë tani. Të paktën, ndoshta ende nuk e kam kuptuar, por jam jashtëzakonisht i lumtur për të gjithë ata që ishin këtu për të festuar sonte”.

    Ky është titulli i 20-të i Interit në Serie A në histori, që do të thotë se ata do të kenë një yll të dytë në stemën e tyre në sezonin 2024-2025.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Sport22 Maj 2024
    Atalanta dhe Bayer Leverkuseni zhvillojnë sonte (22 maj) finale e Ligës së Evropës. Takimi që nisë nga ora 21:00 në “Aviva Stadium”...
    Sport22 Maj 2024
    Finalja e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës doli të jetë shumë interesante, ku pas 90 minutash rezultati është i barabartë...
    Sport22 Maj 2024
    Sipas Charles Watts nëpërmjet Caught Offside, një burim i nivelit të lartë, Arsenali do t’i ofrojë Mikel Artetës një kontratë të re...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2024
    Duda Balje, deputete nga komuniteti boshnjak në Kuvendit e Kosovës, duke folur rreth kërkesës së opozitës për zgjedhje të reja, tha se...
    Sport22 Maj 2024
    Finalja e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës doli të jetë shumë interesante, ku pas 90 minutash rezultati është i barabartë...
    Lajme22 Maj 2024
    Komanda Rajonale në perëndim e misionit të KFOR-it ka përfunduar sot stërvitjen “Platinum Sabre 2024” në afërsi të aeroportit të Gjakovës. Në...
    Lajme22 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar Masakrën në qytetin e Vushtrrisë. Osmani tha se 25 vjet më parë, regjimi gjenocidal...
    Bota/Rajoni22 Maj 2024
    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka bërë të ditur se do të shpallë zgjedhje të përgjithshme në verë. Sipas BBC-së,...
    Lajme22 Maj 2024
    Forcave të Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe 15 kadetë të rinj, të cilët kanë diplomuar sot në nivelin bachelor. Ministri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.