×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti përkujton dëshmorët e martirët e Makocit dhe Marecit

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri homazhe për dëshmorët dhe martirët e vrarë në fshatin Marec dhe në Makoc.

    Kurti shprehet se çdo ditë kujtohet sakrifica dhe trimëria e popullit të Kosovës, për mbrojtjen e trojeve, njofton Klankosova.tv.

    “Përkujtuam 27 dëshmorët dhe 16 martirët të vrarë në fshatin Marec, dhe 115 civilët e vrarë në Makoc, në masakrën më të madhe në komunën e Prishtinës”, shkroi Kurti në Facebook.

    “Në Ditën e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, nderuam të rënët në rrugën tonë të përbashkët për lirinë e Kosovës e çlirimin e populli”t.

    “Bëmë nderime për ata që ranë heroikisht në ballafaqim të drejtpërdrejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike të Serbisë, për lirinë të cilën po e jetojmë e gëzojmë, dhe për Republikën të cilën po e forcojmë bashkë çdo ditë”.

    “Sot dhe ҫdo ditë kujtojmë sakrificën dhe trimërinë e popullit tonë në mbrojtje të trojeve tona stërgjyshore”.

    “I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e martirët e Prishtinës! Lavdi!”.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2024
    Masat më të ftohta ajrore që kanë përfshirë vendin, nga dita e enjte do të fillojnë të largohen gradualisht nga rajoni ynë,...
    Lajme15 Maj 2024
    Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kundër idesë së kryeministrit Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, për shpërbërje të Kuvendit, për të...
    Lajme15 Maj 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se partia e tij nuk ka asnjë vijë të kuqe për asnjë nga partitë politike...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2024
    Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00 është sulmuar nga qentë endacakë te Menza e Studentëve...
    Sport15 Maj 2024
    Që kur ndodhi, ndeshja e fundit gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Bayern Munichut ka shkaktuar shumë diskutime. Një...
    Vip15 Maj 2024
    Lumbardhi dhe Kaderi janë komentuar pafund nga media rozë për krisjen në lidhjen e tyre. Duket se edhe pas ndarjes dyshja po...
    Lajme15 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, tha se LDK nuk shkon në tavolina ku bëhen pazare, duke iu referuar takimit mes kryeministrit Albin...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Kryeministri francez, Gabriel Attal njoftoi të mërkurën dërgimin e forcave ushtarake në portet dhe aeroportet e Kaledonisë së Re mes një rritje...
    Sport15 Maj 2024
    The Athletic ka bërë të ditur se një zhvillim thelbësor mund të ndodhë në futbollin anglez, pasi Liga Premier është në prag...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.