×
  • Vip
  • Vip

    “Është martuar me një shtetas italian për letra”, vëllai i Egla Cenos tregon se si qëndron e vërteta e martesës së saj fiktive

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Pas aludimeve të shumta që kanë qarkulluar në rrjet, vëllai i aktores Egla Ceno ka vendosur të japë sqarime lidhur me statusin e gjendjes civile të motrës së tij.

    Në një intervistë të dhënë për emisionin “Shqipëria Live”, ai ka mohuar faktin se Egla është e martuar me një djalë italian, një histori që është përhapur së fundmi në mediat sociale dhe portale.

    Beso Ceno u shfaq i qetë dhe i drejtpërdrejtë kur shpjegoi situatën, duke theksuar se Egla ka pasur një “martesë për letra” për të fituar lejeqëndrimin në Itali dhe jo një martesë të vërtetë. “Nuk është e martuar”, tha ai. “Një mik i ngushtë është ofruar ta ndihmojë… unë e di që motrën e kam të pamartuar”.

    Në të njëjtën bisedë, Beso u pyet rreth deklaratave të Paloma, ish-banores së Big Brother, e cila kishte thënë se Egla ishte e martuar me një italian me emrin Françesko. “Po, është e saktë”, u përgjigj Beso. Ai shtoi se kujtohet kur mikut të Eglës i ishin ofruar të ndihmojë në fillimet e saj, por ai siguroi intervistuesit se do të ishte “injorancë e madhe” nëse ai nuk do të dinte diçka të tillë.

    Gjithashtu, Beso theksoi lirinë dhe hapësirën që ka secili për të shprehur veten, duke u shprehur se janë “njerëz të lirë të themi çfarë duam”.

    Me këto sqarime, ai shpreson të ketë hedhur dritë mbi thashethemet dhe të ketë qetësuar fansat dhe ndjekësit e Eglës që ishin bërë të shqetësuar nga lajmet që po qarkullonin. /Telegrafi

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Vip21 Maj 2024
    Edhe pak ditë kanë mbetur nga finalja e madhe dhe tashmë 5 finalistët po i shijojnë momentet në maksimum. Ditën e sotme...
    Vip21 Maj 2024
    Moderatorja shqiptare Arbana Osmani po qëndron aktive, duke publikuar fotografi të shumta nga pushimet luksoze në Mykonos. Në këto pushime paraqitjet në...
    Vip21 Maj 2024
    Fjolla Morina ka qenë së fundmi në një lidhje direkte në “Zona Zero” në Top Channel, ku ka folur për gjithë ngjarjet...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, në një intervistë, ka paralajmëruar se është duke punuar për formimin e një subjekti politik....
    Lajme21 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Dimal Basha, i ka reaguar zëdhënësit të BE’së, Peter Stano, pasi kritikoi aksionet e Policisë në Veri. Bashak ka...
    Lajme21 Maj 2024
    Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me ambasadorin e SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zv/shefin e Misionit të Mbretërisë së...
    Lajme21 Maj 2024
    Qëndrimi i Lidhjes Demokratike, ndryshe nga ai i PDK-së. Nënkryetari për Organizim Partiak, Gazmend Muhaxheri nga radhët e LDK-së, thotë se s’është...
    Lajme21 Maj 2024
    PDK-ja ka kërkuar koordinim mes liderëve partiak opozitar për t’i siguruar votat e nevojshme për shpërbërje të Kuvendit. Deputetja e kësaj partie,...
    Lajme21 Maj 2024
    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dega në Prishtinë, njofton se sot ka realizuar një plan taktik lidhur me rastin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.