×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Serbia e ka problem faktin që ne ekzistojmë si popull e si shtet

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të shtetasve kosovarë të cilët janë ndaluar dhe mbahen të bllokuar përgjatë kufirit të Serbisë me Hungarinë dhe Kroacinë.

    Kryeministri Kurti ka theksuar se kjo situatë ishte e paralajmëruar nga Serbia dhe se po bëhet pas suksesit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së.

    “Të dielën ka pasur një deklarim publik nga presidenti i Serbisë, ku është paralajmëruar se do të ketë kësi lloj arrestimesh e ndalimesh për shqiptarët në vendkalimet kufitare. Ai ka thënë publikisht kur e ka vizituar njësitin e specializuar Kobra të ushtrisë së Serbisë se aty ku kanë kontroll efektiv do të ketë sulme mbi ata që Serbia i konsideron të padëshirueshëm. E këtu e ka fjalën për shqiptarët e Kosovës, për shqiptarët që janë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe jo vetëm, por gjithashtu edhe për serbët të cilët janë të integruar në institucionet e sistemit tonë. Ndërkaq, pas kalimit me sukses me 82 përqind të votave në Asamblenë Parlamentare të KiE-së duket se është përshpejtuar dhe është rritur përmasa e Serbisë, e cila thjesht ka problem me faktin që ne si popull dhe si shtet ekzistojmë”, ka theksuar Kurti, raporton RTK.

    Këto komente kryeministri i bëri pas homazheve në Poklek në 25 vjetorin e masakrës së forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë.

    Ai tutje ka theksuar se autoritetet serbe jo që vetëm nuk janë penduar për atë që ka ndodhur para 25 vjetëve, por duket qartë se kanë edhe një lloj dëshire për të vazhduar krimet e dikurshme të Millosheviqit.

    “Shumë prej të cilëve mbase i kanë ende në pushtet që asokohe bënin urdhërdhënie e ekzekutim, e këtu nuk e kam fjalën vetëm për presidentin e Serbisë, i cili dihet botërisht se ka qenë ministër i Informacionit. Qindra shqiptarë të ngujuar e të arrestuar nga autoritetet e Serbisë duhet të lirohen menjëherë, qoftë në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo kufirin e Serbisë e Kroacisë dhe duhet t’u mundësohet dhënia e ushqimeve dhe medikamenteve, meqenëse për disa prej tyre po bëhen 24 orë që mbahen kësisoj të ngujuar dhe në mesin e atyre qindrave janë me dhjetëra fëmijë, e të cilët sigurisht se vuajnë më së shumti këtë gjendje kriminale që është bërë me urdhërdhënie nga Beogradi”, ka shtuar Kurti.

    Gjithashtu, ai ka thënë se nëse dëgjohet me vëmendje se çfarë ka thënë presidenti i Serbisë kur e ka vizituar njësitin Kobra, aty do të mund të kuptohet se ajo që po ndodhë sot ka qenë e paralajmëruar.

    Bashkimi Evropian është i informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritetet e Serbisë dhe është duke ndjekur situatën për së afërmi.

    BE-ja ka thënë se Serbia me bllokimin e kosovarëve ka shkelur Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati ka hedhur dyshime se ka pasur keqpërdorime të buxhetit nga Ministria e Arsimit...
    Lajme17 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Ministrave nuk është futur në rend dite çështja e anëtarësimit...
    Lajme17 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me propozimin e qeverisë së Kosovës për përpilimin dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese Draft-Statutin për Asociacionin...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Deputetja e partisë “GUXO”, Jeta Statovci ka pasur fjalë të mëdha për presidenten Osmani në ditëlindjen e kësaj të fundit. Në urimin...
    Lajme17 Maj 2024
    Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, ambasadat në Kosvoë kanë bërë thirrje për barazi dhe respektim të të drejtave të...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryediplomati i Shqipërisë, Igli Hasani, ka konfirmuar që sot ka dështuar përfundimisht të vendoset në agjendë të Komitetit të Ministrave pika për...
    Lajme17 Maj 2024
    Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë...
    Front TV17 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë  se kryeministri Albin Kurti vepron në mënyrë të papërgjegjshme dhe ka qasje...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryediplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrje Kosovës që të plotësojë kushtet sa më shpejt që të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.