×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët akuzojnë policinë për dhunë: Protesta ishte paqësore

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Anita Mjeku, nga Lëvizja Feministe Studentore, ka thënë se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë ndaj protestuesve, duke i larguar ata nga hyrja e Rektoratit, raporton Ekonomia Online.

    Kjo pasi sot gjatë ditës anëtarët e Lëvizjes Feministe Studentore kanë bllokuar derën e objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, pasi Këshilli i Etikës në mbledhjen e së mërkurës nuk mori ndonjë vendim në lidhje me denoncimet e studenteve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.

    Mjeku ka thënë se protestuesit studentë janë duke përfunduar në emergjencë pas dhunës së policëve.

    Ajo ka theksuar se deri në përjashtim të Xhevat Krasniqit ata nuk do të ndalen.

    “Edhe një herë u mblodhën Këshilli i Etikës edhe një herë nuk morën vendim. Edhe kësaj here e përdorën dhunën policore për me na larguar prej hymjes së rektoratit e për me na zbraps prej kërkesave tona. Sot si herën e kalume policët kanë përdorur dhunën ndaj protestuesve, edhe herën e kaluar edhe sot protestuesit studentë janë duke përfunduar në emergjencë. Në ju bamë thirrje Këshillit të etikës se sa herë do të kenë mbledhje ne do të jemi aty. Deri në përjashtim të Xhevat Krasniqit ne do të jemi këtu. As dhuna policore e as selamet e tyre nuk kanë me na zbraps prej kërkesave tona”, ka thënë ajo.

    Mjeku nga Lëvizja Feministe Studentore ka shtuar se asgjë nuk do ti ndalë dhe se rezistenca do të vazhdojë.

    “Neve asgjë nuk do të na ndalë, rezistenca do të vazhdoj. Për Xhevat Krasniqin ka filluar hetim policor për ngacmim seksual. Ngacmimi seksual është krim, dhe këtu edhe një herë policia na trajton si kriminelë. As një herë gjatë mbledhjes nuk e ka potencuar ngacimin seksual, kanë thënë gjuhë e papërshtatshme. Gjatë mbledhjes që ata janë thirrë për me i marr deklarata e çikave, kanë thënë se pa dyshim që nënshkrimet janë falsifikuar, nuk po ju besojnë historisë së çikave, po dojnë edhe një herë me i verifiku nënshkrimet”, ka thënë ajo.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Ish përfaqësuesi i ekipit për bisedime teknike me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti mendon se mund...
    Lajme21 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, se Kosova ka dhënë propozimet e saj në takimet në Bruksel sa i përket...
    Lajme21 Maj 2024
    Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka treguar për Front Online se pavarësisht distancës gjeografike, ka bashkëpunim ekonomik të madh në mes të Kosovës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton se është hapur rruga Dobrunë-Blinisht, Has në kufirin Kosovë-Shqipëri. “Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së...
    Vip21 Maj 2024
    Në një rrëfim mes emocionesh, Kledi Hysa, ka rrëfyer në “Ftesë në 5” gjithë përjetimet e momentit më të bukur në jetë,...
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektligj ky...
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria ka marrë vendim për shpërbërjen e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës” (NKEC). Kryeministri Albin Kurti tha në...
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria e ka miratuar një vendim për emërimin e një komisioni ‘ad hoc’ që do ta zgjedhë drejtorin ekzekutiv të Agjencisë për...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Një 48-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.