×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie në pranga administratori i grupit “Albings” në Telegram

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Është arrestuar personi i cili dyshohet se ka udhëhequr grupin “Albikings” në Telegram, ku janë shpërndarë fotografi dhe video të ndryshme intime të femrave në aplikacionin Telegram, përmes këtij grupi.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas publikimit të informatave në media për aktivitetet e grupit “Albkings” në rrjetin social Telegram, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar hetime dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave, të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup, e përmes së cilit është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, duke përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale.

    “Pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në orët e vona të dt. 16.04.2024 është arrestuar fillimisht i dyshuari dhe me vendim të prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë njëri nga administratorët e grupit në fjalë, për shkak të veprës penale ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’, sipas KPRK-së, derisa në koordinim me Policinë do të vazhdojnë të ndërmerren veprimet të tjera shtesë hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftim.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me propozimin e qeverisë së Kosovës për përpilimin dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese Draft-Statutin për Asociacionin...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Norvegjinë me rastin e Ditës së Kushtetutës, e cila atje shënohet si festë kombëtar....
    Lajme17 Maj 2024
    Kongresisti demokrat nga California, Jimmy Panetta, si dhe kongresistët republikanë, Warren Davidson nga Ohio, gjegjësisht Chris Smith nga New Jersey, kanë qenë...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Kryediplomati i Shqipërisë, Igli Hasani, ka konfirmuar që sot ka dështuar përfundimisht të vendoset në agjendë të Komitetit të Ministrave pika për...
    Lajme17 Maj 2024
    Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë...
    Front TV17 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë  se kryeministri Albin Kurti vepron në mënyrë të papërgjegjshme dhe ka qasje...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryediplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrje Kosovës që të plotësojë kushtet sa më shpejt që të...
    Lajme17 Maj 2024
    Përfaqësuesi i personave me nevoja të veçanta, Gentrit Zeqiri, kërkoi që t’iu sigurohet transporti atyre që ai i përfaqëson, duke marrë parasysh...
    Kronika17 Maj 2024
    Një person është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në vrasjen në tentativë në Ferizaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.