×
  • Sport
  • Sport

    Sot gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë, në finale mund ti kemi dy skuadrat shqiptare

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Pasditja e kësaj të mërkure do të sjell dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

    Finalistët do të mësohen sot, ku mund të kemi finale shqiptare, ndërmjet Shkupit dhe Voskës.

    Bardhekaltërit nga Çairi, takimin e sotëm e luajnë në Kavadar kundër Tikveshit. Përballja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e zhvilluar në  Çair u mbyll me barazim pa gola.

    “Para së gjithash ne si lojtarë jemi gati në aspektin psikik, pasi kjo është gjëja e parë që na është thënë nga stafi i trajnerëve gjatë stërvitjeve. E dimë se sa rëndësi ka kjo ndeshje për të gjithë ne si dhe për tifozët tanë që janë gjithmonë me ne. Të gjithë e dimë se për gati 20 vjet nuk kemi arritur në finalet e kupës së Maqedonisë dhe duhet ta fitojmë atë, kështu që të sot ky është qëllimi ynë i vetëm dhe nuk na intereson shumë se kush është kundërshtari. Respektojmë edhe kundërshtarin, i cili jo rastësisht ka arritur deri këtu, por është koha që ne si Shkupi të shkruajmë histori për klubin. Ky është qëllimi ynë për ndeshjen gjysmëfinale”, ka thënë Abdul Rwatubyaye nga radhët e Shkupit para sfidës me Tikveshin.

    Ndërkohë më afër finales së madhe është Voska Sport. Skuadra shqiptare nga Ohri, sot do të luaj në kryeqytet ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, në të cilën ka avantazh prej dy golave nga ndeshja e parë.

    “Fillimisht, jam shumë i lumtur që mund të rikthehem në lojë pas një periudhe rikuperimi nga lëndimi. Shpresoj të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme në lojë. Në lidhje me ndeshjen gjysmëfinale do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme si për klubin, por edhe për ne futbollistët, pasi kemi mundësinë të shkruajmë emrat tanë në historinë e klubit, duke arritur në finalen e Kupës. Ne e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi 100% të përqendruar dhe të fokusuar në lojë për të mos lejuar befasi dhe të sigurojmë finalen e madhe”, ka thënë Andre Leao nga tabori i Voska Sport.

    Të dyja ndeshjet Tikveshi – Shkupi dhe Makedonija Gjp – Voska Sport do të luhen sot pasdite, duke nisur nga ora 15:00. /Telegrafi/

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Sport21 Maj 2024
    Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të kundërshtuar aplikimin...
    Sport21 Maj 2024
    David De Gea vazhdon të jetë ende pa klub edhe pas nëntë muajsh pasi i skadoi kontrata me Manchester United. Gjatë gjithë...
    Sport20 Maj 2024
    Tre futbollistë të Marseilles janë viktima të një tentative për vjedhje veture në orët e mëngjesit pas kthimit nga fitorja 2-1 si...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti po pretendon se brenda periudhës 4-vjeçare, gjatë qeverisjes së tij, në Kosovë janë hapur hiç më pak se 87...
    Lajme21 Maj 2024
    Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi...
    Lajme21 Maj 2024
    Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të Qeverisë, ekzekutivi do të takohet në orën 10:00, mirëpo...
    Lajme21 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Lajme21 Maj 2024
    Ngjarjet e datës 21 maj 2024: Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve (Ora 09:00 – 16:30) Mbahet mbledhja e komisioni...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në një aksident ajror shkaktoi tronditje në mbarë Republikën Islamike dhe rajonin më gjerë. Megjithatë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.