×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kroacia mban zgjedhjet parlamentare

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Kroatët po votojnë më 17 prill në zgjedhjet parlamentare, që po shihen si test për popullaritetin e kryeministrit, Andrej Pllenkoviq, dhe partisë konservatore në pushtet, HDZ, që opozita e ka akuzuar për korrupsion dhe nepotizëm.

    HDZ (Bashkimi Demokratik Kroat) po shpreson që të përdorë mbështetjen, pasi kjo parti mbikëqyri anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, miratoi përdorimin e euros dhe shteti përjetoi një bum turistik.

    Kjo parti ka mbizotëruar skenën politike, që kur Kroacia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia më 1991.

    Analistët thanë se shumë skandale korruptive, përfshirë edhe emërimin që Pllenkoviq bëri të prokurorit të shtetit i cili njihet se ka lidhje me persona të përfshirë në afera korruptive, mund të bëjë që HDZ-ja të humb shumicën.

    Pllenkoviq ka mohuar çdo keqbërtje.

    Afër 3.7 milionë votues do të zgjedhin në mesin e më shumë se 2.000 kandidatëve. Sondazhet e para pritet të dalin disa minuta pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, ndërkaq rezultatet zyrtare pritet të publikohen në ditët në vijim.

    Sondazhi i fundit i IPSOS tha se HDZ-ja pritet të fitojë 60 ulëse në Parlamenti prej 151 vendesh, apo më shumë ulëse se çdo parti tjetër. Megjithatë, ky numër i mandateve nuk është i mjaftueshëm për një shumicë të plotë, andaj pritet të zhvillohen bisedime për koalicion qeverisës.

    Rivali kryesor i Pllenkoviqit, presidenti Zoran Millanoviq, i cili ka deklaruar se do të japë dorëheqje për t’u bërë kryeministër nëse Partia Social Demokrate e tij (SDP) merr pushtetin, me ndihmën e partive më të vogla.

    “Këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen e Kroacisë. Kroacia nuk mund të kalojë edhe katër vjet të tjera nën sundimin e Pllenkoviqit”, tha Millanoviq përmes një videoje të publikuar në Facebook.

    Nëse rezultatet e vendosin SDP-në parti të parë, kjo do të mund të ndryshonte qëndrimin e shtetit në shumë çështje të mëdha, sikurse është mbështetja për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

    Millanoviq kundërshton ndihmën për Ukrainën.

    Koalicioni i udhëhequr nga SDP-ja, i quajtur Lumenjtë e Drejtësisë, parashikohet të dalë i dyti në zgjedhje me 41 ulëse në Parlament, ndërkaq Lëvizja Atdheu e krahut të djathtë dhe partia Mozemo pritet të dalin në vendin e tretë, përkatësisht të katërtin, me 15, respektivisht 11 ulëse parlamentare./REL/

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit, Daniel Hagari ka thënë se IDF-ja ka sekuestruar trupat e tre pengjeve nga Gaza. Hagari tha se...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua të premten në Beograd me Millorad Dodikun, presidentin nacionalist të entitetit serb të Bosnjë e...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar sot patriarkun serb, Porifije, të cilit ditë më parë autoritetet tona i ndaluan hyrjen në...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e popullsisë në Republikën e Kosovës i cili kishte filluar me 5 prill të këtij viti. Për...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po vihet gjithnjë e më shumë nën trysni nga jashtë dhe brenda vendit për të përcaktuar objektivat strategjike...
    Lajme17 Maj 2024
    Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë, në partneritet me Policinë e Kosovës, mbajti kursin Hetimet...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare. Konkursi do...
    Sport17 Maj 2024
    Trajneri Jurgen Klopp do ta drejtojë Liverpoolin për herë të fundit kundër në duel me Wolves. ‘The Reds’ dhe Wolves përballen këtë...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë e hidhur për Kosovën dhe për qytetarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.