×
  • Opinione
  • Opinione

    E djathta ekstreme pro-Putin, po marshon në të gjithë Evropën

    Armida van Rij
    14 Prill 2024

    Nga: Armida van Rij / The Guardian

    Fitorja e Peter Pellegrinit në zgjedhjet presidenciale të Sllovakisë, është triumfi i fundit për të djathtën ekstreme në Evropë. Edhe pse roli i presidentit është kryesisht simbolik, fitorja e tij ndaj rivalit pro-evropian, Ivan Korçok – me një diferencë të rehatshme prej gjashtë pikëve – konsolidon pushtetin e kryeministrit Robert Fico. Pasojë është njëra fitore nga një numër në rritje i fitoreve të politikanëve që mbështesin Vladimir Putinin në Evropë.

    Në gjithë kontinentin po përhapet mbështetja publike për të djathtën ekstreme. Në Holandë dhe në Portugali, partitë e ekstremit të djathtë kanë rritur gjithashtu përqindjen e votave në zgjedhjet e fundit kombëtare. Ndërkohë, sondazhet e bëra para zgjedhjeve lokale gjermane dhe zgjedhjeve parlamentare në Austri dhe në Belgjikë në këtë vit, sugjerojnë se ata kanë gjasa të përfitojnë edhe në këto vende. Ekziston mundësia reale se zgjedhjet e Austrisë mund ta realizojnë kthimin në pushtet të Partisë së djathtë ekstreme Liria, e cila e mbështet Putinin, nëse një parti tjetër mund të bindet t’i bashkohet asaj në koalicion. Në gjithë Evropën ekziston ndjenja se e djathta ekstreme po merr vrull dhe se po zgjerohet përtej votës së saj të zakonshme bazike.

    Ky trend pasqyrohet në Parlamentin Evropian, ku sondazhet sugjerojnë se dy grupimet e ekstremit të djathtë ka të ngjarë të rrisin hisen e vet të votave në zgjedhjet e qershorit. Rusia është çështja ku dallimi midis dy grupimeve është më i theksuar. Grupi i ekstremit të djathtë të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR), baza e partisë së kryeministres italiane Giorgia Meloni, mbështet gjerësisht sanksionet kundër Rusisë dhe ndihmën për Ukrainën. Ndërsa, grupi i ekstremit të djathtë i Identitetit dhe Demokracisë (ID), që përfshin Alternativën për Gjermaninë dhe Partinë Liria të Austrisë, është pro-ruse dhe ka votuar vazhdimisht kundër mbështetjes për Ukrainën. Të dy ato parashikohet të rrisin vendet e veta, ku të fundit do të grupohen me më shumë se një të tretën, duke u radhitur kështu pas Partisë konservatore Popullore të Evropës (EPP) dhe socialistëve dhe demokratëve të majtë. Kjo do të thotë jo vetëm rritje në përqindjen e votave për të djathtën ekstreme, por të një të djathte që është pro Putinit.

    Krahas fushatës së zakonshme elektorale, ka pasur edhe disa përpjekje për pazare, me shpresën e riorientimit të koalicioneve. Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen – e lidhur me EPP-në – i është bashkuar Melonit në kohën e spekulimeve se partia e saj, Vëllezërit e Italisë, po mendon të largohet nga ECR-ja dhe t’i bashkohet PPE-së për të forcuar pjesën e saj të përgjithshme të votave. Ndërkohë, partia Fidesz e Viktor Orbánit nuk ka aktualisht ndonjë bazë në Parlamentin Evropian, pasi u largua nga EPP-ja para se të mund të përjashtohej në vitin 2021, por e ka deklaruar synimin se partia do t’i bashkohet ECR-së.

    Pse kjo është e rëndësishme? Me sfidat kryesore, të tilla si mbështetja ushtarake për Ukrainën, zgjerimi i BE-së dhe tranzicioni i gjelbër në agjendën e Parlamentit të ardhshëm, blloku në rritje i ekstremit të djathtë, dashamirës ndaj Putinit, doemos do të ketë ndikim. Ukraina është çështje veçanërisht e rëndësishme: në mënyrë të pashmangshme do të ketë diskutime të ashpra për ndihmën e mëtejshme financiare, ushtarake dhe humanitare, dhe masën në të cilën vendet e BE-së do të jenë të gatshme të mbështesin Ukrainën duke reduktuar barrierat tregtare në importin e mallrave. Derisa von der Leyen e ka bërë të qartë se mbrojtja dhe siguria janë prioritetet e saj kryesore nëse rizgjedhet për një mandat të dytë, prirjet e shtuara pro-Putin në Parlamentin Evropian, ashtu edhe në Këshillin Evropian, mund ta bëjnë këtë më të vështirë.

    Hungaria – e cila nga 1 korriku 2024 gjithashtu do ta ketë udhëheqjen gjashtëmujore të radhës në Presidencën e Këshillit – ka treguar tashmë se mund ta ndalojë ndihmën për Ukrainën dhe të bllokojë paketat e reja të sanksioneve të propozuara nga komisioni. Orbáni, kukulla e Putinit në Evropë, është përpjekur gjithashtu të avancojë pranimin e Serbisë në BE – shtet ky me një qeveri po aq pro-ruse – me ritëm më të shpejtë sesa shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor të cilat teknikisht janë më të gatshme për anëtarësim.

    E djathta ekstreme, në të gjithë Evropën – qoftë pro apo kundër Putinit – bie dakord për një gjë, dhe kjo është nevoja për të konsoliduar pozicionin e saj për të zbrazur BE-në nga brenda. Megjithatë, kërkimi i marrëdhënieve më të ngushta me Rusinë, siç dëshirojnë të bëjnë disa palë, sjell me vete të gjitha llojet e rreziqeve të sigurisë. Akuzat e fundit kundër zyrtarëve të inteligjencës austriake ekspozojnë rrjetin e gjerë të spiunazhit të cilin shteti rus e ka ndërtuar në Evropë, për ta çuar para agjendën e vet imperialiste. Merreni parasysh skenarin në të cilin Rusia sfidon integritetin territorial të një shteti të BE-së ose të NATO-s. Si do të duket reagimi evropiane, kur partitë pro-Putin kanë ndikim?

    Rritja e mbështetjes dhe e ndikimit për të djathtën ekstreme, e cila e mbështet Putinin në të gjithë Evropën – nga e cila Sllovakia është vendi më i fundit që ra viktimë – paraqet rrezik të madh sigurie për kontinentin. Ky koalicion – i cili përfshin partinë austriake të Lirisë dhe Mitingun Kombëtar të Marine Le Penit në Francë – nuk e sheh Rusinë si rrezikun akut të sigurisë, gjë që është, dhe ngurron të mbështesë koordinimin shumë të nevojshëm me NATO-n për politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, kjo do ta bëjë BE-në të paaftë për të koordinuar mbështetjen thelbësore për Ukrainën – tragjedi kjo për popullin ukrainas. Por, në afat të gjatë, gjithashtu do t’i bëjë vendet evropiane të prekshme ndaj ndërhyrjeve të huaja armiqësore, në të gjitha aspektet e jetës – duke minuar përfundimisht parimet e demokracisë. /Telegrafi/

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Opinione17 Maj 2024
    Nga: Ben Andoni  Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me sukses pamjen...
    Opinione16 Maj 2024
    Shkruan: Ditmir Bushati Ashtu siç pritej zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut rikthyen në pushtet partinë konservatore VMRO-DPMNE. Ajo siguroi...
    Opinione15 Maj 2024
    Nga Adri Nurellari Në botën tonë të trazuar, ku konfliktet dhe tensionet gjeopolitike shpesh dominojnë titujt e mediave, dialogu dhe përpjekjet për...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.