×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

    FrontOnline
    13 Prill 2024

    Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Llapi po duke pasur një ndeshje më shumë. Kjo pas fitores në Javën e njëzet e nëntë të kampionatit kundër Feronikelit.

    E shtuna gjithashtu ka qenë ditë e mirë edhe për Dritën dhe Gjilanin, të cilat kanë triumfuar përballë Lirisë, respektivisht kundër Prishtinës.

    Ballkani ka triumfuar me rezultatin 0-2, Drita me rezultat 4-2, ndërsa Gjilani me rezultat 1-3.

    Në Drenas skuadra e trajnerit Ilir Daja, Ballkani ka siguruar fitoren me golat e shënuar nga Gripshi në minutën e 22-të dhe Danfa në minutën e 90-të.

    Në Gjilan, Maliqi, Krasniqi, Domi dhe Dabiqaj kanë kontribuar me gola për fitoren e Dritës kundër prizrenasve.

    Prishtina ani se nikoqir është mposhtur nga Gjilani, ku golat janë shënuar nga Bilalli, Shabani, Ismaili. Golin e vetëm për Prishtinën e ka shënuar Nimani.

    Aktualisht Ballkani kryeson tabelën me pesëdhjetë e nëntë pikë, ndërsa Drita ndodhet në vendin e dytë me pesëdhjetë e shtatë pikë.

    Të dielën ndeshen Fushë-Kosova-Malisheva dhe Dukagjini-Llapi. /RTK/

    Nga Rubrika
    Sport28 Korrik 2025
    Pas disa largimeve të kryera gjatë korrikut, Barcelona ka vendosur të përqendrohet totalisht në shitjen e lojtarëve gjatë gushtit, me qëllim që...
    Sport27 Korrik 2025
    Sparta Praga ka marrë një fitore të rëndësishme në xhiron e dytë të kampionatit çek, duke mposhtur ekipin e Mlada Boleslav me...
    Sport27 Korrik 2025
    Marc-Andre Ter Stegen po përballet me një të ardhme të pasigurt te Barcelona, por të paktën për këtë verë, ai pritet të...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2025
    Ekipet përfundojnë aksionin për sot, kërkimet për trupin e mërgimtarit i cili u hodh në Ujman do të vazhdojnë nesër. Kërkimet e...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Ursula von der Leyen ka theksuar se Bashkimi Europian do të rrisë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara duke blerë produkte energjetike amerikane....
    Lajme27 Korrik 2025
    Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45...
    Sport27 Korrik 2025
    Sparta Praga ka marrë një fitore të rëndësishme në xhiron e dytë të kampionatit çek, duke mposhtur ekipin e Mlada Boleslav me...
    Lajme27 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, që vjen nga radhët e PDK-së, ka prezantuar aderimin më të ri në radhët e...
    Lajme27 Korrik 2025
    Zvicra përfaqëson natyrën, stabilitetin dhe demokracinë. Neutraliteti, nga ana tjetër, është më pak i rëndësishëm për popullsinë zvicerane, sipas anketës Sotomo. Më...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.