×
  • Sport
  • Sport

    Reagon FC Behari: S’jemi ekip që hyjmë në matematika e marrëveshje, duam drejtësi

    FrontOnline
    02 Prill 2024

    Klubi i futbollit Behari ka reaguar ndaj, siç thotë në komunikatën e lëshuar sot, padrejtësive që po i bëhen klubit nga Liga e Dytë e futbollit kosovar.

    Ky klub kërkon drejtësi pasi pretendon se deri tash nuk po has në një të tillë.

    Behari i përmend dy ndeshjet në të cilat ka kërkuar që t’i referojnë gjyqtarë të Superligës dhe që të gjykojnë drejt, pasi insiston se nuk është klub që hyn në matematika dhe në marrëveshje.

    Por, drejtuesit e këtij klubi kanë mbetur të dëshpëruar me referët.

    Për çudi komisioni dërgon gjyqtarë ‘profesionistë’ që se besoj që ka ndonjë klub i rangjeve Superligë dhe Ligë e Parë në Kosovë që nuk është ankuar në drejtësinë e tyre. Si mundet një gjyqtarë ta bart stemën e FIFA-s pa fije turpi dhe të jetë i njohur për tendencë”, shkruan ky klub në faqen zyrtare në Facebook.

    “Është turp që pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit ku shumica e lojtarëve tanë janë agjërueshëm dhe të luhet me djersën e tyre. Shpresojmë që komisionet përkatëse në FFK të marrin masa për eliminimin e këtyre dukurive të cilat e dëmtojnë imazhin e FFK-së dhe të sportit në përgjithësi sepse pa u dënuar dikush dhe pa u larguar dikush këto dukuri nuk do të zhduken. Për fat të keq po shkojnë vetëm duke u rritur”, shkruan tutje në reagim.

    Në fundjavë, përmes një postimi tjetër Behari u ankua në gjyqtarin Mervan Bejtullahu dhe në ndihmësit e tij, pas humbjes nga Prizreni.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Sport07 Shtator 2024
    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, u shpreh i kënaqur pas triumfit të ekipit të tij ndaj Ukrainës, duke vlerësuar veçanërisht mënyrën...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Ukrainës me rezultat 2:1, Ardian Ismajli, autori i golit të barazimit, ka dhënë një deklaratë...
    Sport07 Shtator 2024
    Shqipëria ka arritur që me përmbysje të rezultatit ta mposhtë Ukrainën me shifrat 2-1 në duelin që u zhvillua në Çeki në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.