×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykimi në Hagë, Byrnes: Ndoshta kemi bërë gabim, komunikatat e UÇK-së nuk i konsideronim shumë të rëndësishme

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Gjatë sesionit të paradites, ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes u mor në pyetje nga gjyqtari Guénaël Mettraux i cili e pyeti lidhur me një dokument që pretendohet që e kishte lëshuar komandant Rrustem Mustafa- Remi për amnistinë ndaj disa personave të ndaluar.

    Dëshmitari gjithashtu u pyet se kur ishte takuar me Remin a i kishte treguar atij se i kishte ndaluar këta persona për shkak se sipas gjyqtarit, nga dalja e këtij dokumenti që po paraqitej në seancë i bie që këta persona ishin rreth gjashtë muaj në ndalim, raporon “Betimi për Drejtësi“.

    “Nuk me ka thënë. Është hera e parë që e shoh këtë dokument dhe gjithashtu unë nuk kam qenë në dijeni që ka pasur të ndaluar, të rrëmbyer në zonën e Llapit. MVK-ja e OSBE-së ka qenë përgjegjëse tërësisht, tërësisht përgjegjëse në këtë periudhë kohore për këto lloj aspektesh, për këto lloj veprimesh nëse ka pasur takime mes Remit, shtabit të tij dhe ndërkombëtareve atëherë këto takime mbaheshin me ambasadorin Walker të MVK-së dhe shtabin e tij”, tha dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Mettraux.

    Shaun Byrnes mohoi të kishte dijeni se çfarë bëri Remi me këta persona dhe nuk e dinte nëse i liroi. Mirëpo, ai e pohoi se ekziston mundësia që ky dokument amnistie e Remit ishte bërë në bazë të autoritetit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-se që rridhte nga komunikata politike, rregullore të brendshme e rregullore mbi administrimin civil.

    Ai gjithashtu tha se rrallëherë kishin qasje në dokumente siç ishin këto për amnisti dhe ndalime nga ana e UÇK-së.

    Ndërsa, për komunikatat që pretendohen se janë lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ai tha se nuk i konsideronin shumë të rëndësishme.

    “Unë sa me kujtohet nuk i merreshim shumë më rendësi. Ndoshta kemi bërë gabim. I konsideronim si komunikim me publikun. I lexonim por nuk iu kushtonim shumë rendësi”, tha ai.

    Ai u pyet edhe për komunikatat e tjera të UÇK-së për të cilat dëshmitari tha se rrallëherë kishin qasje në dokumente të tilla.

    Ndërsa duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit, Fergal Gaynor dëshmitari tha se kanë parë shumë pak komunikata të tilla.

    “Së pari në kishim qasje të kufizuar. Kemi parë shumë pak komunikata të tilla; së dyti; analiza jonë sa i takon operacioneve të UÇK-së bazohej në dy faktor; q ishte komunikimi ynë me udhëheqjen e lartë të UÇK-së, Sokol Bashotën, Jakup Kransiqin, z.Buja, dhe komandantet e zonave dhe 2 tek veprimet e tyre që i shihnim me sy tanë në terren se ndonjëherë veprat flasin më shumë se fjalët”, tha ai.

    Tutje, ai pohoi se ka pasur mundësi që UÇK-ja të bëjnë ‘lojë’ me ata.

    “Po patjetër. Ne do të kishim qenë tepër naiv nëse nuk do ta mendonim këtë gjë. Po them kështu, ndonjëherë ndoshta po përpiqeshin të na manipulonin”, tha dëshmitari.

    I pyetur për rastin që pretendohet që ka ndodhur në Likoc sa i takon ndalimit të pesë serbeve të moshuar, dëshmitari tha se nuk i din arsyet e këtij ndalimi. Ai gjithashtu tha se nuk e dinte se kujt po i raportonte Sami Lushtaku pasi që u tha se serbet ishin ndaluar me urdhër të tij.

    Ndryshe, prokurori nuk kishte pyetje plotësuese për këtë dëshmitar  ndërsa ekipet mbrojtëse shprehen interesimin për ta bërë një gjë të tillë e cila pritet të vazhdojë gjatë seancës së pasdites.

    Pas kësaj, në pyetje shtesë nga mbrojtja e Thaçit përmes avokatit Mishetiq, dëshmitari u pyet lidhur me një pretendim të ngritur nga ai ku thuhej se kishte shprehur shqetësimin për vrasjet që po ndodhnin brenda shqiptarëve nga UÇK-ja.

    I pyetur se për cilët shqiptarë e kishte fjalën, dëshmitari tha se nuk mund të jep asnjë emër por që iu kujtohet një rast ku ishte dërguar në një morg që të vizitonte mbetje mortore të disa shqiptarëve që supozohet që ishin vrarë.

    “S’mund të ua jap asnjë emër të asnjë shqiptarë të Kosovës po mund të iu them këtë me sa me kujtua mua, në shtator… dhe unë morëm një kërkesë, në fakt na quan në Gllogjan pranë Gjakovës na treguan një vend ku pretendohej se ishin quar dhe vrarë nga UÇK disa katolik shqiptar nga Prizren pastaj na quan në një morg në Gjakovë sa me kujtohet dhe na i treguan mbetjet dhe sendet personale të këtyre personave”, tha ai

     

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK)...
    Lajme11 Maj 2024
    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka mbështetur fuqishëm reagimin e sotëm, 11 maj 2024, të Këshillit Drejtues të Sindikatës...
    Lajme11 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prej disa ditësh është duke qëndruar në SHBA. Ajo sot ka publikuar edhe një fotografi atje, me...
    Të tjera
    Lajme11 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për të hënën në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare, Partisë...
    Kuriozitete11 Maj 2024
    Agron Islami është trajner fitnesi në Mitrovicë. Ai tregon se çfarë është e rëndësishme për shëndetin e njeriut dhe si duhet ushqehet...
    Vip11 Maj 2024
    Artisti holandez Joost Klein është skualifikuar nga Eurovizioni pas një incidenti në prapaskenë. Performuesi u skualifikua nga gara pasi një anëtar i...
    Lajme11 Maj 2024
    Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është ri-akredituar në nivel institucional për periudhën pesëvjeçare. Ky vendim është marrë në Këshillin Shtetëror të...
    Lajme11 Maj 2024
    Enver Hasani, ka treguar se ka marrë vesh se disa kolegë në UP ishin gëzuar kur ishte diagnostikuar me një sëmundje, pavarësisht...
    Lajme11 Maj 2024
    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar sot ministren e Emirateve të Bashkuara Arabe, Maitha bint Salem Al Shamsi, e cila e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.