×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Polonia hap përkohësisht kufirin me Ukrainën

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për t’i ulur tensionet të shkaktuara për shkak të importeve të drithërave ukrainase.

    Shërbimi shtetëror i rojeve kufitare të Ukrainës tha përmes një deklarate se 120 kamionë pritet të kalojnë pikëkalimin Uhrjniv-Dolobiçuv për në Poloni. Ky shërbim tha se pikëkalimi do të mbetet i hapur deri më 2 prill.

    Njoftimi u bë përderisa Qeveritë e Polonisë dhe Ukrainës zhvilluan një takim mbi gjashtorësh në Varshavë për të diskutuar për çështjen e importeve të drithërave ukrainase, por duket se bisedimet nuk prodhuan një rezultat.

    Pikëkalimet kufitare me Ukrainën janë bllokuar për javë të tëra, pasi fermerët në Poloni po kërkojnë rivendosjen e tarifave doganore ndaj importeve të bujqësore nga Ukraina, që u hoqën pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

    Fermerët argumentojnë se Ukraina po dërgon në Evropë drithëra të lira, duke ua pamundësuar atyre që të shesin produktet vendore.

    “Është e vështirë të pritet ndonjë rezultat pas këtyre bisedimeve, ndonjë marrëveshje specifike për shembull për çështjen e produkteve bujqësore”, tha Jan Grabiec, shefi i zyrës së kryeministrit. “Ne po vazhdojmë dialogun me të dyja palët”.

    Ministri i Bujqësisë së Ukrainës, Mykola Solsky, shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se bisedimet me Poloninë ishin “të vështira, por të sinqerta”.

    Sipas tij, zgjidhjet për çështjen e importeve bujqësore ukrainase janë diskutuar dhe do të bëhen publike së shpejti./REL

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dërguar një mesazh urimi në gjuhën maqedonase Gordana Siljanovska Davkovës me rastin e fitores së saj...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Tre sisteme të tjera raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMARS, do t’i dërgohen Ukrainës nga aleatët e...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bëre thirrje për regjistrim të mërgatës. Ajeti bëri të ditur se regjistrimi nga diaspora...
    Lajme10 Maj 2024
    Grumbull i madh i qytetarëve janë duke pritur në Qendrën e Regjistrimit Civil në Prishtinë, raporton FrontOnline. FrontOnline mëson se janë mbi...
    Lajme10 Maj 2024
    Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës ka rekomanduar pezullimin e përkohshëm nga puna ndaj profesorit të UP-së, Xhevat Krasniqi. Sipas vendimit,...
    Lajme10 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar lidhur me një faturë për Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit në vlerë prej 1 milionë...
    Lajme10 Maj 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Siguri, në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni ku...
    Sport10 Maj 2024
    Suksesit të Bayer Leverkusenit, i cili me lojën ndaj Romës arriti të kualifikohet në finalen e Lugës së Evropës, i është gëzuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.