×
  • Opinione
  • Opinione

    Rijetësimi i bazës së Kuçovës, kapitull i ri në historinë e mbrojtjes

    Bajram Begaj
    06 Mars 2024

    Nga Bajram Begaj:

    Rijetësimi i bazës ajrore të Kuçovës shënon një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë e të gjithë rajonit tonë. Kjo bazë është rezultat i bashkëpunimit, solidaritetit, bashkërendimit dhe koordinimit midis aleatëve dhe i vëmendjes që Shqipëria i kushton sigurisë dhe mbrojtjes. Nga kjo bazë, ne së bashku dërgojmë mesazhin e fuqishëm të paqes dhe dëshmojmë se NATO është e vendosur të mbrojë lirinë dhe sigurinë e aleatëve, duke garantuar mbrojtje kolektive.

    U shpreh mirënjohjen të gjithë aleatëve tanë në NATO-s, veçanërisht partnerit tonë strategjik, ShBA-së, për mbështetjen e paçmuar që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugëtimin euroatlantik. Detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO dhe nga procesi i anëtarësimit në BE janë natyrshëm edhe interesat strategjike të Shqipërisë. Baza Ajrore Taktike e NATO-s, e ngritur në Kuçovë, ku historia takohet me modernen, simbolizon një urë ku e shkuara dhe e tashmja bashkohen për të siguruar një të ardhme të sigurt. Ky zhvillim nuk është vetëm një arritje ushtarake, është simbol i qartë i angazhimit tonë për të mbrojtur vendin dhe parimet e vlerat demokratike që ne, si aleatë të NATO-s, ndajmë së bashku. Shqipëria dhe Kuçova nuk u zgjodhën rastësisht.

    Kjo dëshmon vlerësimin dhe besimin që aleatët kanë te Shqipëria, si një partnere e denjë dhe e përkushtuar. NATO nëpërmjet këtij investimi tregon se Shqipëria ka një rëndësi strategjike për aleancën. Është një investim për të forcuar kapacitetet, planet, burimet dhe infrastrukturën e Aleancës. Për Shqipërinë dhe Forcat tona të Armatosura, një investim strategjik në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, shumë i nevojshëm dhe i mirëpritur ndër vite. Ky investim merr një rëndësi të veçantë, sidomos më kushtet kur siguria në hapësirën euroatlantike është e rrezikuar.

    Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera, terrorizmi, si dhe kërcënime të tjera përbëjnë sfida për interesat dhe vlerat që përfaqëson bashkësia euroatlantike. Konfrontimet politiko-ushtarake rrezikojnë të përshkallëzohen dhe të përhapen. Kjo u pa më së miri shtatorin e kaluar në sulmin terrorist të Banjskës, në Kosovë. Ai sulm tregoi se sa e brishtë është siguria në rajonin tonë dhe dëshmoi se ka ende aktorë lokalë, të cilët mundohen ta projektojnë të ardhmen nëpërmjet një të kaluare, e cila nuk duhet të kthehet më. Në këtë situatë sigurie globale të paqëndrueshme, ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur veten dhe për të kontribuar në Aleancë për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

    Ndaj, Baza e Kuçovës ka një mision mbrojtës dhe shkurajues, një qendër e rëndësishme për operacionet e NATO-s, për të përballuar kërcënimet e sotme dhe të nesërme. Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj konstruktiv në rajon e më gjerë. Rritja e buxhetit për mbrojtjen, modernizimi i Forcave tona të Armatosura, rritja e kapaciteteve mbrojtëse dhe fuqizimi i kapaciteteve njerëzore janë domosdoshmëri.

    Unë mbështes çdo nismë që qeveria ka ndërmarrë për mbështetjen sociale të personelit të Forcave të Armatosura, sepse të jesh pjesë e Forcave të Armatosura nuk është vetëm një profesion, është krenari kombëtare, i shërben atdheut dhe kauzës së lartë të paqes dhe sigurisë. NATO feston këtë vit 75-vjetorin e krijimit dhe Shqipëria 15- vjetorin e anëtarësimit. Nuk ka më mirë që këta përvjetorë të festohen me investime të tilla të rëndësishme. Kjo bazë, si dhe angazhimi ynë në NATO, është investim në mbrojtjen e vendit tonë, është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë pas nesh, është dëshmi e përkushtimit tonë për të punuar së bashku me aleatët tanë për të ndërtuar një botë më të sigurt për të gjithë.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Opinione21 Maj 2024
    Shkruan: Blerim Shala Në ditët vijuese do të kuptojmë të gjithë ne se a do të mbahet tutje tradita që është instaluar...
    Opinione20 Maj 2024
    Shkruan Bekim Çollaku E diela e qetë e tradhton vazhdimisht kryeqytetin tonë jashtëzakonisht të zhurmshëm. Java që fillon nesër do të mund...
    Opinione17 Maj 2024
    Nga: Ben Andoni  Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me sukses pamjen...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar disa nisma, projektligje dhe ka marrë disa vendime. Këto...
    Lajme21 Maj 2024
    Autoritetet në Kosovë dje kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Gjermania planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën me 3.8 miliardë euro të tjera këtë vit. Kështu tha një burim për Reuters...
    Vip21 Maj 2024
    Edhe pak ditë kanë mbetur nga finalja e madhe dhe tashmë 5 finalistët po i shijojnë momentet në maksimum. Ditën e sotme...
    Vip21 Maj 2024
    Moderatorja shqiptare Arbana Osmani po qëndron aktive, duke publikuar fotografi të shumta nga pushimet luksoze në Mykonos. Në këto pushime paraqitjet në...
    Sport21 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez, të martën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për EURO 2024. Në listën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.