×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Navalny u vra nga një grusht në zemër, metodë e përdorur në periudhën sovjetike

    FrontOnline
    21 Shkurt 2024

    Alexei Navalny mund të jetë vrarë nga një grusht në zemër, një teknikë e përdorur dikur nga agjentët sekret në kohën e Bashkimit Sovjetik.

    Vladimir Osechkin, themeluesi i grupit të të drejtave të njeriut Gulag.net, i cili është i informuar nga një rrjet i gjerë i të burgosurve dhe zyrtarëve rusë, tha për The Times se ai besonte se autoritetet ruse e kanë lënë Navalny në temperatura shumë të ulëta, -27 gradë Celsius, përpara se ta ekzekutonin me një grusht të vetëm.

    Aktivisti citoi si provë komentet e një burimi që punonte në qendrën e paraburgimit të Rrethit Arktik ku vdiq Navalny, i cili tha se kishte mavijosje në trupin e tij kur ai vdiq, në përputhje me teknikën e përdorur dikur.

    Njerëzit e Navalny nuk i kanë komentuar akuzat dhe gruaja e tij, Yulia Navalny, ka thënë se beson se burri i saj ishte helmuar me Novichok. Raportet për mavijosje në trupin e tij gjithashtu mbeten të pakonfirmuara.

    E gjithë kjo vjen pasi gjykata në qytetin Salekhard, qyteti ku supozohet se u mor trupi i Navalny pas vdekjes së tij, tha se do të shqyrtonte kërkesën e nënës së tij që trupi i tij t’i dorëzohej më 4 mars./FrontOnline/

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u zotua për mbështetje të palëkundur për Ukrainën pas një takimi me Presidentin Vladimir Zelensky të shtunën, për...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ish zëvendës presidenti amerikan, republikani Dick Cheney, ka konfirmuar votën e tij për kandidaten demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit....
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.