×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD: Në tri vitet e ardhshme, ka rrezik të parashkruhen rastet e rreth 100 të akuzuarve për korrupsion

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2023

    Parashkrimi i numrit të madh të lëndëve, vazhdon të jetë sfida kryesore në sistemin e Drejtësisë. Këtë e theksoi hulumtuesi i lartë ligjor në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Lavdim Makshana, gjatë prezantimit të raportit “Amnistimi i kriminalitetit përmes parashkrimit”, në konferencën e organizuar të martën, në kuadër të Javës Kundër Korrupsion.

    Makshana tha se ketë vit, janë parashkruar 5 raste të korrupsionit, dëmi në të cilat kalon vlerën prej 142 mijë e 817 euro. Mirëpo, ai tha se kjo vlerë është llogaritur vetëm për dy raste, ndërsa për tri raste nuk është llogaritur, pasi Prokuroria nuk e ka përcaktuar dëmin e pretenduar në aktakuzë.

    Ai shtoi se IKD kishte paralajmëruar se në 2023, parashkruheshin 18 raste me 24 të akuzuar, e çka sipas tij, ky paralajmërim kishte bërë që KGJK të kërkonte që rastet e korrupsionit të trajtohen me prioritet.

    Hulumtuesi i IKD-së, theksoi se në vitin 2024 rrezikojnë të parashkruhen rastet e 20 të akuzuarve, e që përfshijnë 14 raste gjyqësore.

    “Dëmi i kalkuluar sipas aktakuzave të Prokurorive, rezulton të jetë 582 mijë e 872 euro e 87 centë. Parashkrimi siç duket do të jetë problem edhe në vitet pasuese, pasi në tri vitet e ardhshme ka rrezik potencial që të parashkruhen rastet e afro 100 të akuzuarve”, u shpreh Makshana.

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të mërkurën organizoi tryezën ku u prezantuan raportet me tituj “Ndjekja dhe gjykimi i korrupsionit” dhe “Amnistimi i kriminalitetit përmes parashkrimit”, raporte këto që janë si rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bën sistemit të drejtësisë.

    Këto raporte publikohen në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2023”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile, i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me moton “Bashkë kundër korrupsionit”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar sërish mbi situatën humanitare në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, Altin Dumani u shpreh se nuk i përgjigjet 7 pyetjeve të drejtuara nga kryebashkiaku i...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen. Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga...
    Të tjera
    Lajme31 Korrik 2025
    Analisti Blerim Latifi ka reaguar ashpër ndaj aktit vandal në Prizren, ku statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut u ly me ngjyrë. Në...
    Lajme31 Korrik 2025
    Në një seancë solemne të asamblesë së Komunës së Zveçanit, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, është nderuar me...
    Lajme31 Korrik 2025
    Shoqata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 7 gusht 2025 të marrin pjesë në protestën...
    Artikull i Sponsoruar31 Korrik 2025
    PrishtinaTicket nga muaji mars ka hapur fluturimet direkte për në Göteborg nga Prishtina – çdo të mërkurë dhe të shtunë! Ky qytet...
    Lajme31 Korrik 2025
      Mos u shqetësoni për udhëtimin, sepse Sharr Travel, kompania më e madhe dhe më e besueshme turistike në Kosovë, është gjithmonë...
    Artikull i Sponsoruar31 Korrik 2025
    Edicioni i 6-të i Festivalit të Zbritjeve ka mbërritur dhe këtë herë është më i pasur se kurrë më parë! Një nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.