×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kroacia pas dëbimit të diplomatit të tyre nga Serbia: Hap drejt përkeqësimit të marrëdhënieve

    FrontOnline
    21 Nëntor 2023

    Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë e ka shpallur person të padëshirueshëm sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Serbi, Hërvoj Shnajder, ka njoftuar të hënën diplomacia serbe nëpërmjet një komunikate për media, derisa vendimi është cilësuar nga shteti kroat si hap drejt përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.

    Gjatë angazhimit të tij profesional në Serbi, siç thuhet në komunikatën e diplomacisë serbe, sekretari i parë i ambasadës kroate, por pa dhënë detaje tjera lidhur me rastin, ka devijuar nga korniza e normave diplomatike dhe ka shkelur Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike (1961). E këtë vendim e ka kundërshtuar ashpër shteti kroat.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë ka shprehur keqardhje për vendimin e Serbisë që sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në kryeqytetin serb ta shpall persona non grata , derisa ky akt është vlerësuar nga diplomacia kroate si hap drejt destabilizimit të mëtejshëm të kushteve të ndjeshme politike dhe të sigurisë rajonale.

    “Vendimi i lartpërmendur i Serbisë paraqet një hap drejt përkeqësimit të marrëdhënieve të ndërsjella dhe destabilizimit të mëtejshëm të kushteve të ndjeshme politike dhe të sigurisë rajonale në një kohë kur stabiliteti në juglindje të Evropës është i një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë Evropën”, thuhet në komunikatën e diplomacisë kroate.

    Kroacia ndër të tjera ka shprehur shqetësimin e thellë se dëbimi i diplomatit kroat paraqet presion shtesë ndaj punonjësve të ambasadës kroate në Beograd, i cili, sipas diplomacisë kroate, manifestohet posaçërisht në periudhën parazgjedhore në Serbi./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Popullsia e Bashkimit Evropian ka arritur në një rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, të nxitur kryesisht nga migracioni, sipas...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kreu i Qeverisë në Shqipëri, Edi Rama, mbajti në takim sot me kryetarët e bashkive në vend. Gjatë fjalës së tij, ai...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Mjekët kanë paralajmëruar për një katastrofë në spitalin më të madh funksional të Gazës për shkak të mungesës kritike të karburantit dhe...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Një vullkan në Antarktidë po nxjerr pluhur ari me vlerë 5,000 paund çdo ditë dhe për shkak të ngadalësisë së shpërthimit të...
    Lajme11 Korrik 2025
    Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje thotë se është linçuar nga eksponentët e VV’së, pasi pati një kërkesë që ka të bëjë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do t’i hyjë garës në Suharekë me Dardan Berishën. Deputeti i PDK-së, Enver hoxha, tha se Berisha është...
    Lajme11 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 11.07.2025 Të nxehtit pritet të rikthehet në fundjavë. Kryesisht me kthjellime e diell parashihet situata meteorologjike ditën e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.