×
  • Lajme
  • Lajme

    Lideri i Hamasit: Jemi afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin

    FrontOnline
    21 Nëntor 2023

    Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh është shprehur se janë afër një marrëveshjeje për një armëpushim me Izraelin. Zyrtarët e Hamasit janë “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi” me Izraelin dhe grupi i ka dhënë përgjigje ndërmjetësuesve të Katarit, tha Ismail Haniyeh në një deklaratë për Reuters.

    Haniyeh nuk zbuloi më shumë detaje por një zyrtar i grupit tha për Al Jazeera TV se negociatat ishin të përqendruara në atë se sa do të zgjaste armëpushimi, marrëveshjet për dërgimin e ndihmave në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi me të burgosurit palestinezë në Izrael.

    Zyrtari tha se të dyja palët do të lirojnë gratë dhe fëmijët dhe detajet do të shpallen nga Katari, i cili është duke ndërmjetësuar në negociata. Hamasi mori rreth 240 pengje gjatë sulmit të tij të 7 tetorit në Izrael që vrau 1200 njerëz. Bisedat për një marrëveshje të afërt pengjesh kanë qarkulluar për ditë të tëra.

    Reuters raportoi javën e kaluar se ndërmjetësit e Katarit po kërkonin një marrëveshje për Hamasin dhe Izraelin për të shkëmbyer 50 pengje në këmbim të një armëpushimi tre-ditor që do të nxiste dërgesat e ndihmave urgjente për civilët e Gazës, duke cituar një zyrtar të informuar mbi bisedimet./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Yllka Hoti, e cila vdiq pas një aksidenti në Gjermani, do të varroset sot në fshatin Hoçë e vogël e Rahovecit. Ceremonia...
    Lajme16 Korrik 2025
    Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka reaguar ndaj bllokimit të xhirollogarive bankare të disa komunave, përfshirë Lipjanin,  Ferizajn, Vushtrrinë e Drenasin që...
    Lajme16 Korrik 2025
    “Heshtja që vret, klithma e vërtetë e luftës” në ditën e dytë të serive po vazhdon transmetimin e një rrëfimi ekskluziv se...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Lajme15 Korrik 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se nesër (e mërkurë) do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale vendimin e sotëm të Gjykatës...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në...
    Sport15 Korrik 2025
    Kosova U20 në basketboll ka arritur sukses, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Divizioni B. Dardanët e rinj në një ndeshje...
    Lajme15 Korrik 2025
    Që nga mesi i muajit qershor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka përmendur disa herë se e...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve të Financial Times e cila përmendte burime në kushte anonimati ku Trump pyeste Zelenskyn...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.