×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot

    FrontOnline
    21 Nëntor 2023
    • 09:30Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon fushatën “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 

    • 10:00Punëtorët teknikë të QMF-ve në Prishtinë dhe të nëntë shkollave protestojnë, me kërkesë rritjen e pagës. (Para objektit të Komunës së Prishtinës) 

    • 10:00Ministria e Shëndetësisë (MSh) promovon Manualin e Dytë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia etj. (Hotel “Emerald”)

    • 10:00

      Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N302) 

    • 10:00Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bën intervistimin e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, C301)

    • 10:00Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N204)

    • 10:00Demokraci Plus prezanton Raportin e Monitorimit të Prokurimit. (Hotel “Prishtina”, Pejton)

    • 11:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Kuvendi i Kosovës, N303)

    • 11:00Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për Fondin Sovran. (Kuvendi i Kosovës, N10)

    • 11:30Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencë, me ç’rast prezanton programin për “Javët e Biznesit Kosovar 2023”. (Zyra e AKB-së, Tophane)

    • 13:00Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, N10)

    • 13:00Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Jo-qeveritare. (Kuvendi i Kosovës, N204)

    • 13:00Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë njofton lidhur me vizitat zyrtare. (Kuvendi i Kosovës, N303)

    • 13:00Fondacioni “Hapësirë/a për ndryshim shoqëror” mban panel diskutimin “Dialogu dhe proceset e tjera: Një muaj më vonë …” (Hotel “Grand”, Prishtinë) 

    • 13:00Me rastin e njëvjetorit të vdekjes tragjike të kadetit të Policisë së Kosovës dhe fizioterapeutit Floridian Shabaj, zbulohet pllaka përkujtimore. (Fshati Jashanicë, Klinë)

    • 14:00Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Erasmus+ organizojnë konferencën e përbashkët për medie “Publikimi i rezultateve të projektit Erasmus+ për Kosovën dhe përfshirja sociale si prioritet i programit Erasmus+”. (Ministria e Arsimit) 

    • 18:00Promovimi i librit të Shkëlzen Maliqit “Mbi fajin kolektiv serb: ese, polemika, publicistikë”. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.