×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Nga viti i ardhshëm gjuha e kodimit do të jetë pjesë e kurrikulave që nga klasa e parë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2023

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga viti i ardhshëm shkollor, gjuha e kodimit do të futet në kurrikulat e arsimit në Kosovë, që nga klasa e parë.

    Në aktivitetet e Orës së Kodimit me nxënësit e Shkollës Profesionale “Gjin Gazulli”, që mbahet në kuadër të shënimit të javës së Orës së Kodimit në Kosovë, shefi i ekzekutivit theksoi se në Kosovë janë 20 mijë profesionistë në fushën e TIK-ut dhe 4 mijë studentë në fakultete e kolegje.

    “Janë mbi 1 500 kompani biznesi në Kosovë të cilët operojnë në fushën e teknologjisë së i formacionit dhe komunikimit, ku 3/4 e tyre bëjnë eksporte të shërbimeve për korporatat e fuqishme anë kënd-botës. Janë 20 mijë profesionistë në Kosovë në fushën e TIK-ut dhe 4 mijë studentë në fakultete e kolegje”, u shpreh Kurti.

    “Këtë javë përmes Orës së Kodimit në Kosovë, keni parë zhvillimin e potencialin dhe lindjen e inovacionit për të ardhmen. Edhe talenti i individit vjen në shprehje, por edhe bashkëpunimi nxënësve për produktin e njëjtë. Jemi optimist për suksesin që do ta kemi në të ardhmen sepse Qeveria do të fokusohet në transformimin digjital ku e bën më të lehtë dhe më cilësor. Duke e parë interesimin dhe potencialin, prej vitit të ardhshëm, gjuha e kodimit do të futet në kurrikulë sepse nga klasa e parë qysh mësohet gjuha shqipe, ashtu të mësohet edhe gjuha e kodimit”, tha Kurti, raporton eo.

    Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, u shpreh se kjo iniciativë është jetësuar për herë të parë në 300 shkolla.

    “Ora e Kodimit nisi në vitin 2013 nga organizata ndërkombëtare si një nismë revolucionare në teknologji. Synimi kryesor ishte krijimi i një lëvizje globale që i inkurajon të gjithë të mësojnë kodimin dhe teknologjinë duke filluar nga fëmijëria e hershme. Si Ministre e Arsimit jeni shumë të lumtur që kjo iniciativë u jetësua për herë të parë në këtë vit në mbi 300 shkolla”, u shpreh ai.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, për vrasjen e të cilës po akuzohet bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ka dhënë dëshminë e tij...
    Lajme14 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci ka ftuar qytetarët për të marrë pjesë në protestën që do të mbahet të dielën, duke e quajtur atë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Vëllai i Liridona Ademajt ka ndarë dëshminë e tij për herë të parë para trupit gjykuës mbi situatën që ngjau në natën...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Një grua është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimin për vjedhe. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti...
    Lajme14 Korrik 2025
    Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka dhënë dëshminë e tij sot para trupit gjykues. Ai ka treguar se pas aktit e kishte...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar të dielën në Gjakovë, nën dyshimin se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike...
    Lajme14 Korrik 2025
    ”I thash a mujna me shku në morg me pa Liridonen? M’ka thanë: Jo nuk na lejohet. E kom thirrë vet spitalin...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka nisur dëshminë e tij para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Seanca gjyqësore ka...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Dëshminë e tij në këtë seancë do ta jap Leonard...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.