×
  • Auto
  • Auto

    Renault do të lansojë një veturë të re elektrike me çmim të lirë

    FrontOnline
    14 Nëntor 2023

    Njësia e re e Renault, Ampere, e fokusuar në zhvillimin e automjeteve elektrike do të njoftojë këtë javë lansimin e një automjeti elektrik me çmim të përballueshëm.

    Renault e krijoi Ampere-n si një divizion të veçantë për t’u fokusuar në automjetet elektrike, megjithëse do të prodhojë automjete të markës Renault sikurse modelin Renault 5 të ri, tërësisht elektrik, që do të dalë në shitje në fund të vitit të ardhshëm.

    Duke u përqendruar vetëm tek EV-të, Ampere shpreson të jetë në gjendje të zvogëlojë kostot në zhvillimin dhe prodhimin e automjeteve elektrike, përballë konkurrentëve nga prodhuesit kinezë të makinave.

    Partnerët e Renault në Aleancën e saj – Nissan dhe Mitsubishi – pritet të jenë gjithashtu investitorë në Ampere.

    Modeli i ri pritet të jetë më i vogël se Renault 5 dhe do të ndërtohet në Slloveni. Automjeti do të dalë në shitje në vitin 2026./FrontOnline/

     

     

    Nga Rubrika
    Auto11 Korrik 2025
    Jaguar njoftoi së fundmi rezultate të dobëta të shitjeve, ku regjistroi një rënie prej pothuajse 100% të shitjeve të veturave. Me fjalë...
    Auto10 Korrik 2025
    Volvo ka qenë gjithmonë sinonim i sigurisë, por është më pak e njohur se prodhuesi suedez ofron edhe një shërbim mbrojtjeje të...
    Auto09 Korrik 2025
    Prodhuesi britanik ka zbuluar Vantage S të ri, modelin kryesor të performancës në gamën e Aston Martin. Vantage S i ri sjell...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Qeveria në detyrë e Kosovës, përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë një shumë marramendëse prej afro 5 milionë eurosh...
    Lajme11 Korrik 2025
    Pas vdekjes së Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit që ndërroi jetë në Lipjan gjatë një ndërhyrjeje policore, kanë nisur debatet e para publike mbi...
    Sport11 Korrik 2025
    Futbollisti i njohur Yll Hoxha ka konfirmuar largimin e tij nga FC Suhareka pas dy sezonesh të suksesshme me klubin. Mbrojtësi i...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëssekretari i Shtetit Christopher Landa, ka thënë se në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë diskutuar për fushat e mundshme...
    Lajme11 Korrik 2025
    Pas gati gjashtë muajsh në rolin e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ende s’ka bërë publike ndonjë kontakt...
    Lajme11 Korrik 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se pas 30 korrikut, të gjitha kompanitë që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.