×
  • Front TV
  • Front TV

    Deputetja e LDK-së: Kurti krah hapur po e përqafon Zajednicën, e ka kthyer Kosovën 10 vjet mbrapa

    Aulona Konjuhi
    09 Nëntor 2023

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak të martën ka mbajtur takim me krerët e partive opozitare.

    Pas takimit, kreu i PDK-së tha se Lajçak nuk u ka prezantuar draftin për Asociacionin.

    Deklaratë të njëjtë pati edhe nga LDK-ja.

    Nënkryetari Lutfi Haziri tha se ende po mbahen në terr sa i përket draftit evropian për Asociacionin.

    Kreu i AAK-së tha krejt diçka tjetër.

    Ramush Haradinaj tregoi se e kanë lexuar draftin dhe sipas tij ky draft-statut i referohet Kushtetutës, ‘s’ka kompetenca veç lehtësira për komunat’.

    E lidhur me këtë çështje në një intervistë për Front Online ka folur deputetja e LDK-së, Valenatina Bunjaku-Rexhepi.

    Fajin për mos diskutimin publik të draft-statutit, Bunjaku-Rexhepi e ka hedhur tek Qeveria ‘Kurti’.

    Ajo thotë se pushteti aktual nuk po e njofton për asgjë opinioni publik.

    “Nuk është dashur të bëhet temë diskutimi draft-statuti të cilin e ka propozuar Lajçak se ai është dashur të jetë diskutim publik me pas mundësi edhe shoqëria civile, opozita e  shumë akter me i dhënë propozimet e tonë. Kjo është Qeveria jo transparente, kjo qeveri gjithçka po tkurrët dhe me gjithçka po e mbanë larg opinionin publik dhe kjo është e papranueshme për LDK”, ka thënë ajo.

    Bunjaku-Rexhepi: Pushtetet e tjera kanë punuar diçka, Kurti po e rrënon Kosovën e ka futë me një depresion politik

    Nga raportimi i kryeministrit Albin Kurti i cili u mbajtë javën e shkuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe Asociacionin, deputetja e LDK-së nuk morri asnjë informatë.

    Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se Kurti vetëm ka akuzuar.

    Kurti po e rrënon Kosovën e ka futë me një depresion politik ndryshe nga pushtetet e tjera që kanë punuar diçka, thotë Bunjaku-Rexhepi.

    “Gjatë debatit nuk kemi marr asnjë informatë nga Kurti se çfarë ishte dhe për çfarë drafti bëhet fjalë por kemi marr akuza se 20 vitet e mëhershme kemi bërë e s’kemi bërë asgjë ndërsa ky shpëtimtari po e shpëton Kosovën kjo nuk qëndron se Kurti e ka futë vendin në një terr informativ të tjerat kanë punuar diçka ky vetëm po  rrënon, ai duhet t’u jep llogari atyre që i besuan, gjithë Kosovën e ka futë me një depresion, politik, psikik e ekonomik”, tha Bunjaku-Rexhepi për Front Online.

    Deputetja e LDK-së për Kurtin: Në pushtet erdhi kundër Zajednicës, tani po e përqafon-ka probleme me veten

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit të premten ka mohuar se do të bëhet “Zajednica”.

    E për këtë deklaratë nuk është pajtuar, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

    Ajo për Front Online ka thënë se në pushtet Kurti erdhi kundër Zajednicës e tani po e përqafon.

    Deputetja e LDK-së është shprehur e ashpër ndaj Kurtit, duke thënë se ai ka probleme me vetën.

    “Zajednicë do të ketë se vetë Kurti në media ka raportuar se ka, e në Kuvend deklaroi se nuk ka. Vështirë nga ai që me kuptu se a ka apo jo se ai brenda ditës po i ndryshon deklaratat e veta e kauzën ai që ka ardh në pushtet ka qenë kundër Zajednicës e tani po e përqafon atë dhe ka ndryshuar prej pozicionit Kurti në opozitë e tani në pozitë ai ka problem me vetën e vetë e jo me të tjerët”, theksoi ajo. 

    Bunjaku-Rexhepi tha se kryeministri po vuan të nënshkruajë diku pasi sipas saj, nuk ka asnjë në historinë e vendit.

    “Asgjë nuk pres nga kjo Qeveri se kjo të gjithë sektorët i ka 0 regres e sa i përket bisedimeve në Bruksel e Zajednicës është i pari Kurti që krah hapur e ka përqafuar Zajednicën edhe o ka vunë me nënshkru diku se asnjëherë nuk e ka asnjë nënshkrim për historinë e Kosovës”, tha ajo për Front Online.

    Bunjaku-Rexhepi: LDK-ja dallon nga partitë e tjera, ne i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare

    Partia Demokratike e Kosovës ka marr vendim tash e disa muaj mosvotimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

    E Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur vendim tjetër duke i votuar ato.

    Deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se LDK dallon nga partitë e tjera.

    Ajo tha se LDK-ja ka qenë çdo herë pozitive me aleatët ndërkombëtarë.

    “LDK dallon nga partitë e tjera për këtë arsye ne i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare se LDK sa i përket aleatëve gjithmonë ka pas qasje pozitive”, u shpreh ajo.

    Deputetja Bunjaku-Rexhepi: Kosova ka gabuar që e ka votu Kurtin, është dashur të nesërmen të ketë zgjedhje

    Opozita ka kohë që po kërkon që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Kjo gjë sipas deputetes së LDK-së është dashur të ndodh të nesërmen e ardhjes së Kurtit në pushtet.

    Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se Kosova ka gabuar që e ka votu kryeministrin aktual.

    “Ditën kur ka fituar, Kosova ka gabuar që e ka votu Kurtin që kur fitoj 50% është dashur të nesërmen të ketë zgjedhje që mos të dëmtohet Kosova se e ka kthyer 10 vite mbrapa”, theksoi Bunjaku-Rexhepi.

    Ajo thotë se e para Qeveri është ajo e Kurtit që është sanksionuar nga miqtë ndërkombëtar.

    “Kosova ka sanksione, po jep po asgjë s’po merr së paku të largohen sanksionet, kjo qeveri mbahet mend që nga mbas lufta është e para qeveri që ka sanksione nga miqtë ndërkombëtar” deklaroi deputetja e LDK-së. 

    Nga Rubrika
    Front TV23 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dalë në foltore të Kuvendit, dhe derisa po i bënte një lutje kryesuesit të Kuvendit, Avni...
    Front TV21 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci ka vendosur të rruajë kokën para Kuvendit të Kosovës, si aksion simbolik për ngërçin politik. Ai tha se nuk...
    Front TV11 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin në ceremoninë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, në Osaka, Japoni. Në fjalimin e...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore e Gjakovës , ka kërkuar paraburgim ndaj pesë të dyshuarve A.B., E.B., A.L., dhe A.K, për keqpërdorim i pozitës apo...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme dhe sqarim...
    Lajme24 Korrik 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas thirrjes që bëri pak më parë Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për bizneset...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin. Hargreaves tha se me Radoniqin folën...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Biznesmeni jugafrikan Errol Musk, babai i miliarderit Elon Musk, ka vizituar këtë javë Bosnjën për të vlerësuar potencialin e saj si një...
    Lajme24 Korrik 2025
    Deputetja e zgjedhur e VV’së, Fitore Pacolli, ka thënë se burri i saj Ilir Dalipi nuk i ka përfituar 52 mijë euro....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.