×
  • Vip
  • Vip

    Lumbardhi flirton me Albën: Të pres derisa të përfundosh shkollën

    FrontOnline
    25 Tetor 2023

    Banorët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova tashmë po marrin vëmendje të madhe dhe janë kthyer ndër personazhet më të komentuara.

    Edhe ish-futbollisti dhe modeli, Lumbardh Salihu këto ditë ka qenë në fokus edhe për shkak të flirtimeve me influenceren Alba Vukaj.

    Dyshja ndonëse nuk njiheshin me njëri-tjetrin hynë bashkë në shtëpinë e famshme dhe shoqërimi mes tyre po vazhdon.

    Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

    Edhe gjatë një diskutimi të fundit bashkë, Lumbardhi u pa flirtuese me Albën, e cila i tregonte për shkollim dhe punën që bën në Kanada.

    Ajo siç tregoi edhe ditë më parë studion për mjekësi dhe për këtë Lumbardhi tha me shaka se është krenar për të madje edhe babai i tij është duke e dëgjuar dhe kjo do ta bënte të lumtur atë.

    Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

    “Jam krenar me ty, të pres derisa të përfundosh shkollën, vetëm kryeje më shpejt se nuk kam kohë i kam bërë 30 vjet”, ka thënë me shaka Lumbardhi.

    “Babai imë është duke të dëgjuar, ai është dekan, është profesor, ai ka dashur që unë të studioi mjekësinë, ai ka filluar me mjekësi por nuk e kanë lënë për shkak të luftës dhe në Austri ka nisur prej fillimi, e ka patur ëndërr të bëhem mjek”, ka thënë ai.

    Mbetet të shihet në vazhdim nëse mes dyshes do të lind diçka më shumë se shoqëri, megjithatë Alba në ditët e para të BBVK është parë e afër edhe me Gani Gërmin. /Telegrafi/

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka...
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 9.10.2024 – Trendet javore Sipas trendeve të fundit javore, javën e ardhshme, pritet të kemi mot më të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00...
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.