Një mesazh tejet të fuqishëm dhe domethënës ka marruar sonte Edona Jamës. Nga nëna e saj. Përmes zërit por pa imazh, nëna e Edona James e cila nuk u prezantua për publikun i dha një mesazh të madh vajzës së saj.
“Edona zemra e mamit po na mungon shume po te përcjelli çdo moment, rri qeshtu qysh je, ti je e fortë, dhe ja ke dal se e ki shpirtin e bardhe, krejt familjen e ki ne krah, unë jam tepër krenare me ty, knaqu se nuk jetohet shpesh kjo eksperience”, ishin fjalët e nënës së Edonës.
Edona James ka rrëfyer vështirësitë e jetë së saj, gjatë kohës kur e ka kuptuar se nuk dëshiron të jetë djal më.
Ajo ka treguar se prej moshës 12 vjeçare është larguar në shtëpi fëmijësh dhe deri në moshën 16 vjeçare nuk e ka parë nënën e saj.