×
  • Vip
  • Vip

    Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e Mozzikut, vjedhin 100 mijë euro para kesh dhe stoli në vlerë të 200 mijë €

    FrontOnline
    16 Tetor 2023

    Cak i hajnave, të cilët po bëjnë kërdi gjithandej nëpër shtëpi e banesa, madje edhe në lagje luksoze, duke shkaktuar humbje e pasiguri të madhe kanë rënë edhe emra të njohur të estradës sonë. Rasti i fundit është raportuar mbrëmë në Ferizaj, ku viktimë është reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik.

    Burimet të Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se shtëpia e Mozzikut, që gjendet në lagjen luksoze “Panorama” në Ferizaj është thyer dhe është bërë qyl mbrëmjen e së shtunës.

    Siç thonë burimet, hajnat kanë arritur të depërtojnë brenda shtëpisë së Mozzikut dhe të kapin hiç më pak se 100 mijë euro para të gatshme. Për të mos mbaruar me kaq, të dyshuarit kanë vjedhur edhe stoli të ndryshme, vlera e të cilave dyshohet se arrin në 200 mijë euro.

    Me plan të detajuar për të marrë paratë e të gjitha gjësendet me vlerë, hajnat arritën që t’i gjejnë edhe armët që i posedonte reperi, duke i vjedhur mbi 10 prej tyre – të llojeve të ndryshme.

    I gjithë rasti është raportuar nga vet reperi, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, mbrëmjen e së dielës – pasi u kthye në shtëpinë e tij dhe e kuptoi se ishte cak i vjedhjes.

    Hetimet për këtë rast tashmë kanë nisur me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërkohë që janë siguruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, që do të ndihmojnë në kapjen e autorëve.

    Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Ferizaj.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.”

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka...
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 9.10.2024 – Trendet javore Sipas trendeve të fundit javore, javën e ardhshme, pritet të kemi mot më të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00...
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.