Dy ishullorët të cilët patën një zënkë me tone të ashpra Xhoana dhe Haris duket se kanë gjetur rrugën e komunikimit dhe po sqarohen.
Në episodin që është transmetuar ditën e sotme në orën 18:20 në televizionin Klan, ata i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.
Pjesë nga biseda:
Haris:
Më ke respektuar dhe kurrë nuk kam folur keq për ty, por atë natë në ‘Prime’ mendoja se i ke thënë diçka Amadeas, jo për keq por sikur ajo është fiksuar.
Xhoana:
Unë ja kisha shpjeguar Amadeas dhe i kam thënë që je vetëm te ajo, por Amadea më thoshte se të tjera gjëra të thotë ty e të tjera mua.
Haris:
Nuk mundem ti kthejë fjalët pas, por doja të kërkoja falje ishalla nuk të ka prekur ndonjë nga fjalët.
Xhoana:
Jam prekur sepse ju pëlqeja shumë si çift, por ti nxore mllef ndaj meje dhe kjo gjë mua nuk më pëlqeu.