×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Osmani: Nëse vërtetohet se Serbia është përfshirë në ngjarjet në Kosovë, do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në “Ballkanin e Hapur”

    FrontOnline
    04 Tetor 2023

    Nëse vërtetohet se Serbia është në ndonjë mënyrë e përfshirë në sulmin në veri të Kosovës, mendoj se duhet të rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në iniciativën “Ballkani i Hapur”, tha sonte ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

    “Pas ngjarjeve në Kosovë të 24 shtatorit, mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje, sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen në shtetet tjera në rajon, sepse ideja e “Ballkanit të Hapur” mbi të gjitha ishte pajtimi.

    Dhe ajo që ndodhi në veri të Kosovës, shpresoj të dëshmohet se nuk ka asnjë përfshirje shtetërore, por nëse vërtetohet, vërtet mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë”, tha Osmani në emisionin “Top Tema”.

    I pyetur për deklaratën e zv. kryeministrit Bojan Mariçiq se ka marrë reagime nga ambasadori holandez dhe siç tha ai nga përfaqësuesit e Hagës, të cilët kanë shprehur shqetësimin për ndryshimet në Kodin Penal, Osmani ka insistuar se zgjidhja e mëparshme ligjore nuk ka dhënë rezultat./Telegrafi

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk duhet ta bombardojë Moskën. Deklarata e tij erdhi...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Janë arrestuar dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë ku trupi i pajetë...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në botë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)....
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk duhet ta bombardojë Moskën. Deklarata e tij erdhi...
    Lajme16 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka ndarë momente nga vizita e saj në Letoni. Ajo në Riga, e ka vizituar Qendrën e...
    Lajme16 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur alarmante situatën me mungesën e barnave në QKUK, për pacientët me kancer, duke kërkuar...
    Lajme16 Korrik 2025
    Në mesin e pikave të rendit të ditës së kësaj mbledhjeje është raportimi rreth vlerësimit për ri shpërndarje të buxhetit të aprovuar...
    Lajme16 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media. Në njoftimin e kësaj partie bëhet e ditur se konferenca...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Janë arrestuar dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë ku trupi i pajetë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.