×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës korrekte me ne

    FrontOnline
    04 Tetor 2023

    Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcave të shumta speciale. Banorët i shmangen çdo lloj kontakti me kamerat.

    E vetmja gjë e patrazuar në këtë zonë konfliktesh janë flamujt serbë, të cilët janë ndërruar dhe janë vendosur të rinj, vetëm pak ditë para përplasjes me policinë.

    Fshati që deri para dy vitesh, nuk mund të flisje shqip lirshëm, duket se tashmë e ka rrëzuar këtë mur, shkruan Top Channel.

    Kjo zonjë që mohon se flet, në fakt nga përgjigjet duket se e kupton shqipen. Ajo pohon se ata nuk dinë asgjë se çfarë ka ndodhur dhe se shkojnë mirë me shqiptarët.

    “Jo, jo. Jemi mirë. Kush është fajtor le të dënohet. Unë punoj këtu me kovën për të vendosur rakinë. Të kemi energji elektrike, të rregullohet gjithçka. Policia e Kosovës sillet në rregull. Jo, çdo gjë është ne rregull. Unë nuk di asgjë, nuk i njoh ata. Thjesht shoh punën time, thjesht eci sa andej kendej”- tha ajo.

    Sipas saj, problemi nuk janë qytetarët e thjeshtë, por politika.

    “Ka qenë policia, por ne nuk na kanë ngacmuar. Çdo gjë është në rregull dhe qetë. Ata që kanë faj le të dënohen e mbajnë përgjegjësi”, u shpreh e moshuara serbe.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, ku siç është shprehur ajo, ka prezantuar potencialin...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Gjykata Supreme ka konfirmuar se Albin Kurti dhe ministrat kanë...
    Lajme15 Korrik 2025
    Vazhdimi i qëndrimit edhe më tutje në zyra qeveritare nga Albin Kurti dhe nëntë deputetë të Vetëvendosjes edhe pas vendimit të Gjykatës...
    Lajme15 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme për të...
    Sport15 Korrik 2025
    Në kuadër të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, sonte zhvillohet ndeshja kthyese mes FC Differdange dhe Dritës. Pas fitores...
    Lajme15 Korrik 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale për...
    Lajme15 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, lidhur me një incident të ndodhur më...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.