×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Guvernatori Ismaili takoi drejtuesit e lartë të Këshillit të Byrove për Kartonin e Gjelbër në Bruksel

    FrontOnline
    04 Tetor 2023

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili takoi drejtuesit e lartë të Këshillit të Byrove në Bruksel, Sandra Schwarz – Presidente dhe Greet Flore – Drejtoreshë Menaxhuese.

    Guvernatori Ismaili i informoi për zhvillimet e fundit dhe progresin në sektorin financiar, me theks në industrinë e sigurimeve në Republikën e Kosovës.

    Gjithashtu, Guvernatori Ismaili argumentoi nevojën dhe pengesat që mungesa e Kartonit të Gjelbër shkakton për bizneset, qytetarët e vendit tonë dhe diasporën lidhur me lëvizjen e lirë. Për të arritur këtë objektiv të rëndësishëm për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, u diskutuan mënyrat dhe aranzhmanet e mundshme për adresimin e kësaj çështjeje.

    Drejtuesit e lartë të Këshillit të Byrove, falënderuan delegacionin e Republikës së Kosovës për vizitën dhe u shprehën të gatshëm të shqyrtojnë mundësitë dhe aranzhmanet potenciale alternative për një zgjidhje të kësaj çështjeje.

    Megjithatë, ata ri-kujtuan se kufizimet ligjore që vijnë nga Statuti i Këshillit të Byrove, përbëjnë sfidën kryesore që kërkon kohë për adresim.

    Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e BQK-së për këtë qëllim, mbështetjen nga Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të gjetur një zgjidhje në këtë drejtim.

    Pjesë e delegacionit ishin edhe përfaqësuesit nga Byroja Kosovare e Sigurimit dhe zyrtarë të Ambasadës së Kosovës në Bruksel.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Korrik 2025
    Bitcoin ka arritur një rekord të ri historik, duke tejkaluar 112,000 dollarë. Bëhet e ditur se Bitcoin është rritur me afërsisht 20%...
    Ekonomi10 Korrik 2025
    Tashmë janë bërë mbi dy vite që prej kur Kosova u vu nën sanksione nga ana e Bashkimit Evropian. Ato që nga...
    Ekonomi10 Korrik 2025
    Administrata Tashmë e Kosovës ka mbajtur sot konferencën për mediat ku aktivitetet e arritura dhe kryesore për periudhën janar-qershor 2025. Drejtoria e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Lajme12 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën. Ai do të pritet...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot me fillim në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”. Kjo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot, e shtunë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.