×
  • Sport
  • Sport

    “Ai mund të jetë pjesë e Barcelonës për shumë vjet” – Xavi me fjalë të mëdha për talentin spanjoll

    FrontOnline
    03 Tetor 2023

    Barcelona do të përballet me FC Porton në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Katalanasit po synojnë të arrijnë dy fitore të njëpasnjëshme, pas triumfit ndaj Royal Antwerp në ndeshjen e parë.

    Trajneri Xavi Hernandez, foli për mediat të martën përpara ndeshjes ku tha se ai shpreson që skuadra e tij të tregojë përmirësime të mëdha në krahasim nga sezoni zhgënjyes në Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar.

    “Ne kemi lojtarë më shumë përvojë në Ligën e Kampionëve, të cilët tashmë kanë fituar tituj këtu. Jemi forcuar mirë dhe në këtë kompeticion shpresojmë të jemi në nivelin që duhet të jetë Barcelona. Kjo ndeshje është një skenar ideal për ta vërtetuar këtë”, ka thënë fillimisht Xavi.

    “Unë mendoj se, në përgjithësi, ne duhet të reflektojmë dhe t’i japim fund formës tonë të dobët si mysafir (në Ligën e Kampionëve). Ne kemi vuajtur në këtë garë, por kemi lojtarë që kanë fituar shumë, si Gundogan dhe Cancelo, kështu që duhet të mendojmë pozitivisht”, u shpreh tekniku spanjoll.

    Tutje, Xavi e vlerësoi ndeshjen ndaj Portos si jo të lehtë dhe kërkoi nga futbollistët e tij që të shfaqin karakterin e tyre.

    “Ne duhet të konkurrojmë dhe të bëjmë një hap përpara përmes lojës dhe të imponojmë personalitetin tonë. Nuk do të jetë e lehtë kundër Portos, por ne e kemi nisur mirë. Ne jemi liderët e grupit”, është shprehur Xavi.

    Xavi foli edhe për Fermin Lopez, i cili tashmë mund të cilësohet si lojtar i ekipit të parë këtë sezon. Xavi shprehet i kënaqur me paraqitjet e 20-vjeçarit deri më tani.

    “Ai është pjesë e ekipit të parë. Më pëlqen shumë dhe ka qenë një surprizë për të gjithë ne. Mendoj se ai mund të na ndihmojë shumë, ka shumë cilësi dhe besoj se mund të jetë lojtar i Barcelonës për shumë vjet. Ai është gati të luajë rolin e tij”, përfundoi 43-vjeçari.

    Barcelona e di se fitorja kundër Portos do të jetë shumë e rëndësishme për shpresat e tyre për të kryesuar grupin, gjë që do të përmirësonte shanset e tyre për një sezon të suksesshëm në këtë edicion të ri të  Ligës së Kampionëve. Tani, mbetet për t’u parë nëse blaugranët do t’i sigurojnë të tre pikët në udhëtim./Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Sport30 Korrik 2025
    Sunderland ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Granit Xhaka, i cili i bashkohet klubit anglez nga Bayer Leverkusen. Mesfushori do të firmosë kontratë...
    Sport30 Korrik 2025
    Liverpool vazhdon të lëvizë fuqishëm në merkato pas shitjes së Luis Diaz te Bayern Munich. Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, “The...
    Sport30 Korrik 2025
    Futbollisti shqiptar Rey Manaj, do ta vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Manaj është prezantuar zyrtarisht te skuadra e Al Sharjah....
    Të tjera
    Lajme30 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit ka pranuar sërish ankesë lidhur me vendimin për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve...
    Lajme30 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani tha se Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, e ka informuar zyrtarisht se Kompakt i MCC për Kosovën do...
    Lajme30 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së...
    Lajme30 Korrik 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj një personi, M.A, për veprat penale ‘‘Sulm ndaj personit...
    Lajme30 Korrik 2025
    Një depo është kapluar nga një zjarr i madh në hyrje të Prishtinës në afërsi të “Rrethit te Ismeti”. Rreth kësaj ngjarje...
    Lajme30 Korrik 2025
    Gjatë ditës së sotme, në Brekoc të Gjakovës janë gjetur mbetje mortore që potencialisht I përkasin listës së personave të zhdukur. Kjo...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.