-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputetja holandeze: Vuçiq më vite në heshtje është lejuar ta minojë stabilitetin në Ballkan

    FrontOnline
    03 Tetor 2023

    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Serbisë për sulmin terrorist në veri të Kosovës.

    Para deputetëve të Parlamentit Evropian, Strik tha se Vuçiq më vite në heshtje është lejuar ta minojë stabilitetin në rajon.

    Këtë shton ajo e bëjnë autokratët sikur Vuçiq kur kanë mosndëshkueshmëri.

    “Të gjithë ishim të shokuar kur një bandë serbe e armatosur rëndë me lidhje të forta në dukje me qeverinë serbe, u fut në Kosovë dhe vrau brutalisht një oficer policie. Të tronditur, por jo të befasuar”.

    “Pasi këtu të çon strategjia e kënaqjes të cilin e aplikon Bashkimi Evropian. Me vite ne në heshtje kemi lejuar Vuçiqin ta minojë stabilitetin në rajon, të mbetet përkrahës i Kremlinit, t’i shkatërrojë të drejtat e minoriteteve në vendin e vetë. Ne e trajtojmë atë si mik, duke e nxitur të shkojë edhe më larg. Këtë bëjnë autokratët kur kanë mosndëshkueshmëri. Është dashur ta mësojmë mësimin me Putinin”, u shpreh ajo.

    Eurodeputetja theksoi se pas ngjarjeve të fundit në veri, është koha që liderët e BE-së të zgjohen.

    “Situata e sigurisë në Ballkan është mjaft e rrezikshme”, tha Strik.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Korrik 2025
    Juristja e medias, Flutura Kusari, përmes një statusi në rrjetin “Facebook” ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po bën “luftë special” kundër RTK-së,...
    Kronika29 Korrik 2025
    Policia Rajonale e Pejës, gjatë javës që lamë pas ka sekuestruar gjashtë armë. Në një njoftim për media, policia atje njofton se...
    Lajme29 Korrik 2025
    Kanë kaluar mbi 40 orë prej se ka nisur operacioni i kërkim – shpëtimit i 33 vjeçarit i cili u hodh në...
    Të tjera
    Lajme29 Korrik 2025
    Më 27 korrik ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon çfarëdo veprimi nga deputetët deri më 8 gusht. Një...
    Lajme29 Korrik 2025
    Ka më shumë se një muaj që punëtorët e “INFRAKOS” në shenjë proteste ndalën trenat për të kërkuar atë që nuk e...
    Lajme29 Korrik 2025
    Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së janë shprehur të gatshme për riverifikimin e listës së veteranëve, derisa kanë thënë se janë...
    Bota/Rajoni29 Korrik 2025
    Një oficer policie i qytetit të Nju Jorkut është midis katër personave të vrarë në të shtëna me armë që ndodhën dje...
    Lajme29 Korrik 2025
    Operacioni i kërkimit për mërgimtarin që ra të dielën në Liqenin e Ujmanit po vazhdon ende. Ende nuk ka ndonjë gjurmë të...
    Sport28 Korrik 2025
    Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, po kalon ditët e tij të fundit si lojtar i Lille, pasi së shpejti pritet transferimi i tij...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.