×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    E konfirmon Policia: Dy persona të plagosur nga arma e zjarrit në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

    FrontOnline
    03 Tetor 2023

    Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

    Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy persona nga arma e zjarrit.

    Lajmin për Front Online e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 19:45, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është  bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur brenda një dyqani dhe për pasojë  dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë ai.

    Sipas tij, të plagosurit janë dërguar në QKUK.

    “Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore  dhe atyre të ekzaminimit me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri”, ka shtuar ai.

    Borovci, ka treguar se dy persona janë arrestuar nga policia nën rrethana që ndërlidhen me ngjarjen, ndërkaq vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në rast si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.​/Front Online

    Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, dyshohet për të plagosur

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Të mërkurën mbetet ende mot shumë i nxehtë, megjithë një rënie të lehtë të temperaturave maksimale në 34C e 36C. Pasdite me...
    Lajme22 Korrik 2025
    Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto...
    Lajme22 Korrik 2025
    “Fatmir Limaj, ka rënë në kurthin e Albin Kurtit”. Kështu deklaroi sot në emisionin DPT te Fidani, nga Aleanca për Ardhmërin e...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu ka reaguar pas kërkesës që Presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese për sqarim mbi pasojat...
    Lajme22 Korrik 2025
    Kjo është kërkesa që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese “për vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave...
    Lajme22 Korrik 2025
    Një person ka ndërruar jetë në vendin e punës në një objekt banesor në Skenderaj. Bëhet fjalë për një punëtor të kompanisë...
    Sport22 Korrik 2025
    Arsenal ka arritur marrëveshje përfundimtare me Sporting CP për të nënshkruar me sulmuesin Viktor Gyokeres. Kështu bën të ditur eksperti i njohur...
    Lajme22 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në pikat kufitare. Sipas të dhënave, nuk ka edhe aq...
    Lajme22 Korrik 2025
    Klan Kosova ka paditur kryeministrin në detyrë Albin Kurti për shpfije dhe fyerje, me arsyetimin se në fjalimet e tij i është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.